LAJMI I FUNDIT:

Miami fiton në udhëtim te Nuggets, barazohet finalja në NBA

Miami fiton në udhëtim te Nuggets, barazohet finalja në NBA

Miami Heat kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme në serinë finale të NBA ndaj Denver Nuggets.

Ashtu si ndeshja e parë edhe e dyta u zhvillua në Ball Arena të Denver, ku Nuggets kanë pësuar para adhuruesve të vet nga Heat me tre pikë diferencë 108:111.


Ka qenë një ndeshje shumë e barabartë, me Heat që në çerekun e katërt morën epërsinë dhe e menaxhuan mirë atë duke marrë një fitore shumë të vlefshme.

Ylli nigerian Gabe Vincent ishte më efikasi te skuadra fituese me 23 pikë të realizuara.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jimmy Butler dhe Bam Adebayo që shtuan nga 21 pikë të tjera në fitoren e madhe të Heat.

Te vendasit më i dalluari ishte qendra Jokic me 41 pikë, 11 kërcime e katër asistime, derisa Jamal Murray shtoi 18 pikë të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Kësisoj finalja e madhe në NBA pas dy ndeshjeve të para barazohet në 1-1 dhe seria e finaleve tani zhvendoset në Miami.

Sfida e tretë finale do të zhvillohet në Kasey Center të Miamit në orët e para të ditës së enjte 02:30 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori