LAJMI I FUNDIT:

Meta nxjerr prova të reja për aferën e impianteve të plehrave

Meta nxjerr prova të reja për aferën e impianteve të plehrave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se qeveria i ka dhënë mundësi kompanive të impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët, që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike.

Në një konferencë për mediet, Meta theksoi se ekipi do të paraqesë të gjitha këto veprime dhe akte pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe institucioneve të drejtësisë, por sipas tij, gjykatësi më i mirë do jetë populli i Tiranës dhe i Shqipërisë.


“Pasi pamë që miliona euro nga qytetarët shqiptarë për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal. Të moshuar që jetojnë në azile, barinj në Greqi, firmat e të cilëve janë falsifikuar për të rrëmbyer kjo organizatë kriminale miliona euro, pasi pamë edhe se edhe fondet e e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR që duhet të shkojnë në mbështetje të fermerëve dhe të bujqësi, edhe ato kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale, sot do të tregojmë se si qeveria shqiptare, me kokën e grupit kriminal Edi Rama, ka vënë në dispozicion të kësaj skeme të organizuar kriminale edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në bankat e ndryshme për parat që shkojnë përtej detit”, tha Meta.

Ndërsa, koordinatorja kombëtarë antikorrupsion e Partisë së Lirisë, Briseida Shehaj, tha se inceneratori i Tiranës ka marrë kredi 16 milionë euro duke lënë peng pronat publike.

“Në faqen 19 të kontratës për inceneratorët e Tiranës. Këtu nis gjithçka. Neni 5/2/2, e thotë qartë se kompania ka të drejtë të lënë garanci, peng, kolateral për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë dhe jo vetëm prona, por dhe sheshe dhe rrugët e kalimit për të shkuar te prona. Nga kjo faqe numër 19 në kontratë nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë gjithsej 8 kredi, rreth 16 milionë dollarë. Ka marrë kredi për fond për pagat Inceneratori i Tiranës rreth 250 mijë euro edhe kur nuk punonte”, tha Shehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tentim sulmi ndaj Granit Plavës, eksperti i sigurisë thotë se nuk beson që ka pasur organizim për vrasjen e tij

Tentim sulmi ndaj Granit Plavës, eksperti i sigurisë thotë se nuk beson që ka pasur organizim për vrasjen e tij

Mirjeta Hajzeraj
14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

Kronika e Zezë
Paraburgim për personin që dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit me të cilën u vra Liridona

Paraburgim për personin që dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit me të cilën u vra Liridona

Lajme
Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, e falënderon për mbështetjen

Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, e falënderon për mbështetjen

Lajme
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, PS kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, PS kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës

Lajme
Aksidenti zinxhiror në Fushë Kosovë - tetë persona kërkuan ndihmë në QKUK

Aksidenti zinxhiror në Fushë Kosovë - tetë persona kërkuan ndihmë në QKUK

Lajme
Kalo në kategori