Messi zbulon arsyen pse nuk luajti në miqësore ndaj Hong Kongut, e cila çoi në përplasje me qeverinë kineze
Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, ka ndarë detaje mbi mosprezencën e tij në miqësoren ndaj Hong Kongut gjatë parasezonit.
Vetëm tri ditë para se të nis sezoni në MLS, dhe dy javë pas miqësores së Inter Miamit ndaj Hong Kongut, argjentinasi është përpjekur që të pastrojë emrin e tij, duke ndarë detaje rreth lëndimit që ka pësuar, si dhe duke dënuar narrativat e rreme për vendimin e Inter Miamit që ai të mos luajë në këtë takim.
“Unë kam lexuar dhe kam dëgjuar shumë gjëra për atë që ndodhi pas ndeshjes në Hong Kong, kjo është pse unë doja të bëja këtë video për të shpjeguar të vërtetën dhe për të dënuar raportimet e rreme. Siç e dini të gjithë, unë dua gjithmonë të luaj, unë dua të luaj në çdo ndeshje”.
“Kam dëgjuar se nuk doja të luaja për shkak të politikës dhe gjërave të tjera që kanë të bëjnë me këtë. Nëse do të ishte kjo arsyeja unë nuk do të udhëtoja në Japoni apo në Kinë siç kam bërë disa herë gjatë karrierës sime”, ka thënë Messi.
Lionel Messi releases a statement about missing the match in Hong Kong.pic.twitter.com/6cui2QiWwL
— Roy Nemer (@RoyNemer) February 19, 2024
“U mundova që të marr pjesë në seancën stërvitore për hir të të gjithë atyre personave. Unë bëra aq sa munda por sinqerisht nuk mund të luaja sepse po ndjeja shqetësime”.
“Pasi kaluan disa ditë unë fillova të ndihem më mirë dhe për këtë arsye kam luajtur disa minuta në miqësoren në Japoni në mënyrë që të përmirësohem fizikisht dhe të fitoj ritmin përsëri”, është shprehur argjentinasi.
“Unë tashmë e kam thënë këtë por, e ndjeja se ishte e rëndësishme që ta përsërisja pas gjithçkaje që është thënë. Unë dua të dërgoj dashurinë time tek njerëzit në Kinë, një ndjenjë që gjithmonë e kam pasur me ta. Shpresoj që të shihemi së bashku përsëri”, përfundoi Messi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi
Zbulohet arsyeja pse Real Madridi refuzoi që të marrë trofeun e La Ligas në ndeshjen ndaj Granadas
Në Spanjë e quajnë “Pedri i ri”, Liverpool interesohet për shërbimet e top yllit të Las Palmas
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'