LAJMI I FUNDIT:

Messi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë ligave

Messi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë ligave

Lionel Messi u bë kampion i Francës me PSG-në pasi shënoi në barazim me Strasburgun.

Ndeshja përfundoi 1-1 dhe PSG siguroi një avantazh të paarritshëm ndaj Lens përpara raundit të fundit.  Messi bëri dy arritje të jashtëzakonshme këtë mbrëmje.


Me 496 gola, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë ligave më të forta në botë.

Ai gjithashtu fitoi trofeun e tij të 43-të në karrierën e tij, duke e barazuar me Dani Alves si futbollistin më të trofeshëm në histori.

Megjithatë, Messi ka avantazhin sepse fitoi Kupën e Botës, ndërsa Alves jo.

Kontrata e Messit me PSG-në skadon këtë verë dhe ky me shumë gjasa do të jetë trofeu i tij i fundit me klubin francez pasi ai synon të largohet, shkruan Fabrizio Romano.

Të gjitha këto rekorde vazhdojnë të çimentojnë statusin e Leo Messit si futbollisti më i mirë ndonjëherë. /Telegrafi/