LAJMI I FUNDIT:

“Messi me shumë gjasë do të largohet në verë” – kështu thotë kandidati për president të Barcelonës

“Messi me shumë gjasë do të largohet në verë” – kështu thotë kandidati për president të Barcelonës

Kandidati për president të Barcelonës, Agusti Benedito ka thënë se Lionel Messi me shumë gjasë do të largohet në këtë verë.

Ylli argjentinas në verën e vitit të kaluar dorëzoi letrën për largim, mirëpo në fund u bind nga familja e tij që të qëndronte në Camp Nou.


Por, duke parë situatën aktuale që gjendet klubi, 33-vjeçari do të tentojë të largohet si lojtar i lirë në fund të edicionit.

Benedito ka thënë se ata do ta kenë të vështirë të mbajnë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë duke shikuar nga situata aktuale ku është Barcelona.

“Mbajtja e Messit do të ishte lajmi më i mirë për klubin, por unë nuk jam shumë optimist”, ka thënë sipërmarrësi spanjoll për ESPN .

“Duke pasur parasysh situatën e klubit, unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që ai të qëndrojë te Barca, me mirëkuptimin që ai e kupton dy vitet e ardhshme që kemi përpara [mund të jetë e vështirë]”.

“Ai ka qenë këtu për 20 vjet; ai është një tifoz i Barcelonës dhe mendoj se ai është i ndjeshëm ndaj situatës. Ai na ka dhënë aq shumë në të njëjtën mënyrë sa Barcelona i ka dhënë shumë dhe është koha që të gjithë të hapim mëngët”.

“Do të doja që ai të thoshte në intervistën e tij javën e kaluar se dëshira e tij është të qëndrojë në klub, por ai nuk e bëri dhe tani duhet të presim dhe të shohim. E vërteta është që unë jam pesimist”.

“Mos harroni se në gusht ai tha se donte të largohej pas 20 vjetësh dhe tani ai ende nuk është qartësuar se çfarë dëshiron të bëjë. Rezultati më i mundshëm që shoh është se ai na lë në verë”, ka thënë Benedito.

Messi është duke u kërkuar aktualisht nga Paris Saint-Germaini dhe Manchester City që janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori