LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk ia dha fanellën Daviesit pas ndeshjes: Ai mbetet heroi im, ishte i mërzitur, ndoshta ndonjëherë tjetër

Messi nuk ia dha fanellën Daviesit pas ndeshjes: Ai mbetet heroi im, ishte i mërzitur, ndoshta ndonjëherë tjetër

Alphonso Davies i Bayern Munich po jeton ëndrrën e tij, pasi ai do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve dhe atë si protagonist ndaj PSG-së.

19-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të mirë të klubit gjerman në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Lyon, kanadezi ka folur për media, duke iu kthyer edhe ndeshjes me Barcelonën.

Davies e kishte pranuar më herët se heroi i tij në futboll është Lionel Messi.

“Duke u rritur, e shikoja tërë kohën dhe tani do të luaja kundër tij një ëndërr e bërë realitet”, kishte thënë ai para ndeshjes me Barcelonën.

Pas ndeshjes së sotme ai u u pyet nga BT Sport se a e kërkoi fanellën e Messit pas ndeshjes.

Kanadezi e zbuloi se Messi ishte shumë i mërzitur pas ndeshjes, duk e arsyetuar për mosdhënien e fanellës: “Unë ia kërkova, por mendoj se ai ishte pak i mërzitur, kështu që herën tjetër, me shpresë”.

Davies dhe ekipi i tij vijnë në finale pas 10 fitoreve radhazi në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Nga thyerja e shpagetave deri te ajo e televizorit: Momentet më gazmore të tifozëve deri tani në

Nga thyerja e shpagetave deri te ajo e televizorit: Momentet më gazmore të tifozëve deri tani në "Euro 2024"

Përfaqësueset
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kombëtarja e Shqipërisë
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori