LAJMI I FUNDIT:

Messi fajëson gjyqtarët për eliminimin nga Kupa e Amerikës

Messi fajëson gjyqtarët për eliminimin nga Kupa e Amerikës
Lionel Messi (Foto: Pedro Vilela/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi i ka akuzuar gjyqtarët për favorizim të Brazilit ndaj Argjentinës në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës që përfundoi 2-0.

Ylli i Barcelonës ka dështuar edhe një herë të jetë vendimtar për kombëtaren e tij, derisa u mposhtën me golat e shënuar nga Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino.


Por, 32-vjeçari ka akuzuar gjyqtarët që ishin në dhomën e VAR-it dhe atë kryesor Roddy Zambrano, pasi nuk kishin akorduar penallti në faullin ndaj Sergio Agueros, para se ylli i Liverpoolit të shënonte gol në minutën e 71-të.

Lionel Messi (Foto by Pedro Vilela/Getty Images/Guliver)

“Nuk ishte askush më i mirë se ne. Ata e shënuan golin e parë herët dhe i dyti erdhi nga një penalti për Agueron që nuk e akorduan”, ka thënë pas ndeshjes Messi.

“Ata [zyrtarët] kishin rezervuar shumë gjëra, por ata as nuk e kontrollonin VAR, kjo është e pabesueshme”.

“Kjo ndodhi në të gjithë ndeshjen. Në shikimin e parë të kontaktit, ata vendosën në favorin e tyre dhe ky lloj i tmerrshëm na largoi nga loja”.

“Nuk ka justifikime për ne, por ne duhet ta rishikojmë këtë, ta analizojmë atë dhe të shpresojmë që CONMEBOL të bëjë diçka për këtë”.

Brazili finalist i Copa America, Messi eliminohet me Argjentinën
Lexo po ashtu Brazili finalist i Copa America, Messi eliminohet me Argjentinën

“Mendoj se luajtëm një lojë të mrekullueshme. Ne bëmë një përpjekje të madhe dhe ata nuk ishin më superiorë ndaj nesh”, ka shtuar më tej ylli argjentinas.

Argjentina bëri dhjetë gjuajtje në portën e Brazilit, mirëpo Alisson Becker ishte edhe një herë në formë e tj më të lartë, duke bërë disa pritje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/