LAJMI I FUNDIT:

Mësoni cilat janë profesionet e disa prej personaliteteve të njohura (Foto)

Mësoni cilat janë profesionet e disa prej personaliteteve të njohura (Foto)

Shumë nga fytyrat publike që ne i njohim, famën e tyre e arritën falë profesionit,  ani pse përgatitja e tyre akademike ishte krejt e një natyre tjetër nga ajo që ushtrojnë si profesion.

Disa prej tyre paralelisht ushtruan të dy detyrat, edhe atë të profesionit edhe atë të studimeve, megjithatë ka edhe të atillë që suksesi i arritur falë profesionit që e ushtrojnë aktualisht ka bërë që diploma e tyre të jetë vetëm një letër, shkruan Prive.al.

Anita Haradinaj, e njohim si një nga moderatoret më të suksesshme të televizionit, por studimet të cilat ajo i ka përfunduar kanë qenë të parashikuara të nxirrnin atë si një juriste, pasi që ajo ka të kryer fakultetin juridik.

Edhe Zanfina Ismailin kush e di në një të ardhme mund ta shohim tek ushtron profesionin si një juriste, pasi që edhe ajo studimet universitare i ka të përfunduara në degën e juridikut.

Ramadan Krasniqi nëse nuk do të ishte këngëtar mbase do ishte një inxhinier i suksesshëm, kjo për faktin që këngëtari ka të mbaruar shkollën e mesme të makinerisë. Dani rrëfen të jetë zëri i tij i cili ka triumfuar përkrah një profesioni që pati nisur të studionte.

Edi Rama, është kryeministër i Shqipërisë, por studimet që i ndoqi nuk kanë të bëjnë fare me këtë fushë. Ai ka diplomuar në akademinë e arteve, dega pikturë.

Sali Berisha, një tjetër politikan nga Shqipëria, kishte mbaruar studimet e mjekësisë në Universitetin e Tiranës për të vazhduar pastaj me specializim në degën e kardiologjisë.

Një tjetër doktor me famë do të ishte edhe Naim Abazi, i cili karrierën e tij e zhvilloi në sferën e muzikës ani pse studimet e tij i përfundoi për mjekësi.

Edita Tahiri, të jep përshtypjen e një politikaneje e cila me vite është marrë me studimet e politikës, megjithatë ajo ka mbaruar studimet në telekomunikacion.

Blerta Deliu, ka të mbaruar aktrimin madje e kemi parë tek eksperimentonte mjaft shumë në lëmi të ndryshme por ajo momentalisht ushtron profesionin e deputetes së Kosovës.

Eliza Hoxha dhe Zajmina Vasjari emrin e tyre e krijuan falë këngës, megjithatë të dyja kanë të përfunduara studimet për arkitekturë. Zajmina është një arkitekte e re, derisa Eliza prej vitesh ushtron edhe këtë profesion si profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë.

Ledri Vula, reper shumë i suksesshëm, megjithatë dega regji filmi ishte ajo që ai zgjodhi për përgatitjen e tij akademike.

Elvana Gjata po ashtu e famshme dhe e suksesshme si në muzikë ashtu edhe ne biznes, mirëpo studimet i ka të përfunduara për regjisurë.

Arian Çani dhe Soni Malaj, përkundër se i njohim tek ushtrojnë profesione të ndryshme që të dy i bashkon një pikë, ata kanë të përfunduara studimet për frëngjisht.

Luana Vjollca nisi karrierën e saj si këngëtare dhe moderatore, mirëpo nëse nuk do të ushtronte një nga këto profesione ajo do të ishte një juriste, pasi që ka të përfunduara studimet për drejtësi.

Këto personazhe nuk janë penduar aspak me zgjedhjet që i kanë bërë dhe ata edhe me tutje vazhdojnë të besojnë në atë që shkollimi nuk është i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit përkatës.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori