LAJMI I FUNDIT:

Mësojeni arsyen pse CR7 nuk i pëlqen të mbath këpucë sportive me ngjyrë të zezë

Mësojeni arsyen pse CR7 nuk i pëlqen të mbath këpucë sportive me ngjyrë të zezë
Real Madrid forward Cristiano Ronaldo scores a penalty during the Club World Cup football final match between Kashima Antlers of Japan and Real Madrid of Spain at Yokohama International stadium in Yokohama on December 18, 2016. / AFP / Toshifumi KITAMURA (Photo credit should read TOSHIFUMI KITAMURA/AFP/Getty Images)

Cristiano Ronaldo ka një arsye interesante rreth injorimit që i bënë këpucëve me ngjyrë të zezë, tash e një kohë.

Max Blau, nënkryetar i firmës së mbathjeve Nike Football punon ngushtë me yllin 31-vjeçar të Real Madridit, teksa në një intervistë të dhënë për ‘Goal’ ka treguar arsyen interesante pse CR7 refuzon të mbath këpucë të zeza sportive.


Zidane: Ronaldo, lojtari më i madh në histori të Realit
Lexo po ashtu Zidane: Ronaldo, lojtari më i madh në histori të Realit

“Unë mendoj se ai është i mahnitshëm, por ai është i pari që më ka thënë: Unë mund të përmirësohem!”, ka thënë fillimisht për ‘Goal’, nënkryetari i Nike Football, Max Blau.

“Kjo vë shumë presion mbi ne. Ne duhet të vijmë me diçka të re për të ndihmuar atë. Kjo është pse ne kemi ardhur me Mercurial Superfly të reja [këpucë që Ronaldo mbath aktualisht].

Del Bosque: Ronaldo, futbollisti më i mirë i Realit ndonjëherë
Lexo po ashtu Del Bosque: Ronaldo, futbollisti më i mirë i Realit ndonjëherë

“Çdo lojtar ka ngjyrën e tyre të preferuar, dhe ajo është provuar shkencërisht se ngjyra e këpucëve aktivizon kimikate në mendjen e lojtarit. Kur të ndjeheni më mirë, ju do luani më mirë. Arsyeja kryesore e ngjyrës është për të dhënë besim”, përcjell Telegrafi.

“Për shembull, Cristiano Ronaldo nuk pëlqen të mbath këpucë të zeza, sepse ai thotë se e zeza duket e ngadalshme dhe ai dëshiron të ndjehet i shpejtë”.

Blau beson gjithashtu se të mbathësh këpucët e drejta është thelbësore, aq shumë sa që ai e konsideron veten të ketë luajtur një rol të madh në suksesin e Ronaldos.

Nike vjen me super dhuratë për CR7 pas fitimit të Topit të Artë (Foto)
Lexo po ashtu Nike vjen me super dhuratë për CR7 pas fitimit të Topit të Artë (Foto)

“Unë nganjëherë them se kam fituar disa Grand Slam, Liga të Kampionëve dhe disa Kupa Bote. Besoj se unë ndajë një pjesë të këtij suksesi. Aspekti më interesant i punës sime është shans për të forcuar talentet njerëzor. Çelësi është te personi, por edhe produkti gjithashtu luan një rol të madh”, përfundoi Blau. /Telegrafi/