LAJMI I FUNDIT:

Mësohet shuma marramendëse e fituar nga McGregor për vetëm 40 sekonda

Mësohet shuma marramendëse e fituar nga McGregor për vetëm 40 sekonda
Conor McGregor (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor do të fitojë të paktën tre milion dollarë nga ngjarja kryesore e tij UFC 246 me Donald Cerrone, ndërsa të gjitha përfitimet nga kjo luftë pritet të shkojnë deri në 80 milionë dollarë apo 72.13 milionë euro.  

Luftëtari irlandez ka arritur të fitojë pas vetëm 40 sekondave përballjen me amerikanin Cerrone, në takimin e zhvilluar në Nevada.

Përveç rikthimit me fitore në UFC pas 15 muajve, McGregor ka fituar shumë edhe materialisht.

Conor McGregor rikthehet me fitore në UFC, triumfon me nokaut pas vetëm 40 sekondave ndaj Donald Cerrone
Lexo po ashtu Conor McGregor rikthehet me fitore në UFC, triumfon me nokaut pas vetëm 40 sekondave ndaj Donald Cerrone

Lufta me Cerronen mund të mos sjellë saktësisht llojin e pasurive që ai fitoi ndaj Floyd Mayëeather, por sigurisht që është një shumë e madhe.

Sipas Komisionit Atletik Shtetëror të Nevada (NSAC), McGregor do të marrë një shifër bazë prej 3 milion dollarëve nga UFC, ndërsa kundërshtari i tij do të marrë vetëm 200 mijë dollarë.

Vlen të përmendet se kjo shifër nuk përfshin shifra e vlerësimit të pagës, dhe as para të miratuara nga sponsorët jashtë tetëkëndëshit.

Në fillim të javës së luftës, McGregor i zbuloi gazetarit Ariel Helwani se do të fitonte rreth 80 milionë dollarë në total për këtë luftë apo rreth 30 milion dollarë më shumë sesa fitoi kundër Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

McGregor u pasurua shumë pas fitores ndaj Cerrone (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Unë jam duke vlerësuar se do të kem rreth 80 milionë fitime. Me Khabib Nurmagomedov bëra 50 milion dollarë”, ka thënë McGregor.

Edhe gazetari i njohur britanik Piers Morgan ka konfirmuar një gjë të tillë në një postim të tij, ku ka thënë se një milionë i McGregorit kushton dy milionë dollar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori