LAJMI I FUNDIT:

Mësohet data e testeve mjekësore dhe zyrtarizimit të De Ketelaere te Milani

Mësohet data e testeve mjekësore dhe zyrtarizimit të De Ketelaere te Milani

Charles De Ketelaere është vendosur të përfundojë transferimin e tij në Milan në fillim të javës së ardhshme pasi një marrëveshje më në fund u arrit dje (e premte) me Club Brugge.

Kuqezinjtë kanë qenë të etur për të siguruar nënshkrimin e talentit 21-vjeçar belg prej disa kohësh dhe prej kohësh kanë qenë në bisedime me Club Brugge, duke konkurruar me Leeds United për lojtarin e talentuar.


De Ketelaere ka qenë gjithmonë i emocionuar për mundësinë e bashkimit me Milanin dhe ëndrra e tij është pothuajse një realitet tani.

De Ketelaere ëshë lojtar i Milanit, si mund ta shfrytëzojë Pioli në formacionet e tij belgun e talentuar
Lexo po ashtu De Ketelaere ëshë lojtar i Milanit, si mund ta shfrytëzojë Pioli në formacionet e tij belgun e talentuar

Sipas Calciomercato.com, De Ketelaere pritet të mbërrijë në Milano nesër (e diel), në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje.

Ai do t’i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore para transferimit te kuqezinjtë të hënën, përpara se të nënshkruaj një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë rreth 2.2 milionë euro neto në sezon.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, De Ketelaere do të jetë në gjendje të bashkohet me skuadrën në Milanello të martën, kur skuadra do të kthehet në punë pas miqësores së tyre kundër Olympique Marseille.

Më pas do të ishte vendimi i Stefano Piolit nëse do ta vendoste apo jo atë në miqësoren kundër Vicenzës më 6 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori