LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi misterioz që paralajmëroi sulmin e Londrës!? (Foto/Video)

Mesazhi misterioz që paralajmëroi sulmin e Londrës!? (Foto/Video)

Shërbimet Inteligjente angleze “007” janë vënë në shënjestër të akuzave pas sulmit terrorist në Londër, ku humbën jetën pesë persona së bashku me agresorin. Por a ishte i parashikuar sulmi?

Sipas “Tgcom24”, një postim në një forum online duket se ka paralajmëruar sulmin terrorist në Westminister. Të paktën këtë bëjnë me dije përdoruesit e këtij forumi.


Sipas medias, përcjell Dita, sulmi ishte paralajmëruar në forumin “4chan”, i cili përmbante referenca ekzakte të vendndodhjes ku do të kryhej goditja shoqëruar me një foto me dy pistoleta.

Po kështu xhihadisti për disa ditë me radhë ka qenë aktiv në chat në dhënien e sinjaleve.

Dyshimet për autorin

Mediat britanike njoftuan dje identitetin e sulmuesit qe vrau katër persona dhe plagosi 40 të tjerë.

Por rreth tij ka ende shumë dyshime. Ai u identifikua si shtetasin Ebu Izzadeen, zëdhënës i një grupi xhihadist, por të tjera burime, si edhe familja ka thënë se ai është në burg.

Për të zbardhur identitetin e sulmuesit do të duhet të priten gjurmët e gishtave në telefonin celular dhe automjet.

Detajet e tmerrshme për terroristin që tronditi Londrën, Policia e njihte por…

Ky person që shihni në foto është personi i cili sipas mediave britanike ka kryer sulmin terrorist pranë Parlamentit, që tronditi Londrën.

Ai është identifikuar si Abu Izzadeen, thuhet se ka lindur ne Britani dhe njihet si predikuesi i urrejtjes, dhe një mbështetës i zëshëm i Shtetit Islamik.

Ai thuhet gjithashtu se ka shërbyer si zëdhënës i grupit Al ghurabaa, një organizatë e ndaluar nga ligji i Terrorizmit ne vitin 2006.

Izzadeen mësohet se u bashkua me islamin ditën kur mbushi 18-vjeç, në 17 prill të 1993, duke e ndryshuar emrin e tij në Omar, ndonëse preferonte ta thërrisnin Abu Izzadeen.

“Daily Mail” shkruan se 42-vjeçari flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe arabe. Me profesion është elektricist. Në vitin 1998 është martuar dhe ka tre fëmijë.

Ai u qëllua për vdekje nga policia, pasi shpërtheu me makinë derën e parlamentit anglez, shtypi dhjetëra persona ndërsa më pas theri edhe një polic.

Abu Izzadeen, nuk është i panjohur për policinë, pasi ishte dënuar për financim terrorizmi, ndërsa në YouTube qarkullojnë videot e tij teksa bën thirrje për vrasjen e politikanëve dhe policëve britanikë si të pafe.

Ai ka lindur më 18 prill 1975 në Hackney, Londrën Lindore, me emrin Trevor Brooks (djalë i një familjeje të krishterë me origjinë nga Xhamajka).

Por, pikëpamjet e tij ekstremiste nuk ishin sekrete, pasi ai kishte video ku shpjegonte se sa e rëndësishme ishte vrasja e jobesimtarëve, në mesin e të cilëve përfshin edhe kryebashkiakun e parë mysliman të Londrës, Sadiq Khan, me origjinë nga Pakistani.

Abu Izzadeen besohet se është radikalizuar pasi takoi islamistët e famshëm Omar Bakri Muhammed dhe Abu Hamza al-Misri në xhaminë e Finsbury Park-ut në vitet 1990.

Nga ajo kohë, angazhimi i tij me terrorin duket se u rrit. Përgëzoi kamikazët e sulmeve të 7 Korrikut 2005 (56 të vdekur në Londër) dhe shprehu dëshirën për të vdekur në mënyrë të ngjashme.

U bë i famshëm pasi ndërpreu fjalimin e ministrit të dikurshëm, John Reid, gjatë takimit të tij të parë me myslimanët, kur Abu Izzadeen e quajti armik të islamit.

Pas kësaj ndërhyrje ai ishte herë pas here prezent në media. Gjatë një interviste ai sulmoi deputetët e parlamentit britanik dhe politikanëve të tjerë duke këshilluar se ata ishin të pafe dhe duhej të ndëshkoheshin.

Llogaritë e tij në median sociale janë bllokuar, por më parë ai postonte mesazhe që nxisnin dhunë dhe e përshkruante vendndodhjen e tij si “shtëpia e luftës”.

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori