LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi: Vazhdojmë të palëkundur drejt realizimit të ëndrrës

Mesazhi i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi: Vazhdojmë të palëkundur drejt realizimit të ëndrrës
Agim Ademi (Foto: FFK-Kosova)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka lëshuar një mesazh pas takimeve të shumta me krerët e UEFA-s dhe FIFA-s.

Ademi së bashku me nënkryetarin Bakir Burri ishin në Varshavë, ku edhe zhvilluan takime të shumta.


Ata diskutuan me drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s në lidhje me ndodhitë e fundit në FFK, ndërsa pas takimeve kryetari Ademi lëshoi një mesazh.

Mesazhi i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi

Gjatë qëndrimit në Varshavë së bashku me nënkryetarin Bakir Burri zhvilluam takime të shumta me krerët e federatave të shteteve anëtare të UEFA-s, por edhe me vetë krerët e FIFA-s e UEFA-s, Gianni Infantino dhe Aleksander Çeferin. Gjatë këtyre takimeve fatkeqësisht kohën më të madhe ishim të detyruar t’ia kushtonim situatës së fundit rreth FFK-së, ku e sqaruam gjithçka në mënyrën më të drejtë dhe reale. Sqarimi deri në detaje i gjithë situatës ishte më se i nevojshëm, duke pasur parasysh faktin se Komisionet e UEFA-s e FIFA-s veprojnë sipas raporteve dhe dokumenteve që i dërgojnë zyrtarët e tyre dhe FFK. Anëtarët e këtyre Komisioneve nuk lëshohen në raporte njerëzore, shoqërore apo në mëshirë. Ata kanë vetëm ligje dhe veprojnë ashtu siç e parashohin ligjet dhe rregulloret për situata të tilla, prandaj nuk është një situatë e lehtë as për ne kur kemi parasysh se kush i dha zjarr gjithë kësaj situate dhe kush është i interesuar që Kosova të mbetet sërish jashtë institucioneve të futbollit evropian dhe atij botëror. Jemi në një periudhë kur kundërshtarët tanë vazhdimisht e kanë atakuar shtetin tonë, duke kërkuar heqjen e njohjeve dhe duke penguar institucionet tona sportive dhe kulturore në drejtim të depërtimit në arenën ndërkombëtare. Andaj, të gjithë ne duhet të kemi kujdes, ngase krijimi i situatave të tilla çon deri të më e keqja apo thënë ndryshe i ndihmon ata që i kemi pasur vazhdimisht kundër dhe pengesë në realizimin e ëndrrave tona. Pra, na duhet kujdes i madh sepse kanë kaluar kohërat kur mund të vendoset diçka me shantazhe e militarizëm dhe interesa grupore e klanore, e aq më pak individuale. Futbolli e ka marrë rrugën e drejt, të pastër e transparente në sytë e UEFA-s, FIFA-s dhe popullit tonë, për çka falënderojmë të gjithë ata që janë kujdestarë të mbrojtjes dhe ruajtjes së pastërtisë dhe vlerave të futbollit e sidomos Kombëtaren tonë. Federata e Futbollit dhe rezultatet që i kemi arritur deri më tash janë pjesë dhe kontribut i të gjithëve, e sidomos e lojtarëve Dardanë, tifozëve Dardanë, por edhe e gjithë Diasporës dhe popullatës tonë. Në takimet me Infantinon dhe Çeferinin, i bëra lutje atyre në emër të KE të FFK-së, të institucioneve tona dhe më së shumti në emër të tifozëve Dardanët që të mos marrin masa, sepse do të vazhdojmë të palëkundur të punojmë ashtu sikurse deri tash në realizimin e ëndrrës sonë të përbashkët.

Vazhdojmë me Krenari dhe Përgjegjësi…

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori