LAJMI I FUNDIT:

Mesazhe të çuditshme të Dodikut: Republika Serbe është si Britania e Madhe që votoi BREXIT

Mesazhe të çuditshme të Dodikut: Republika Serbe është si Britania e Madhe që votoi BREXIT

Kreu i SNSD-së dhe anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik pati një fjalim mjaft të çuditshëm në një seancë speciale të Kuvendit të Republikës Serbe dhe si hyrje përdori fjalimin e ish-kryeministrit britanik, David Cameron, i cili njoftoi daljen e vendit nga BE-ja.

Në fillim të fjalimit të tij, Dodik tha se “Republika Serbe nganjëherë konsiderohet një anëtare grindavece”.


“Ne kemi karakterin e një populli të lirë. Unë nuk dua një marrëveshje më të mirë vetëm për Republikën Serbe, dua një marrëveshje më të mirë edhe për Bosnje dhe Hercegovinën”, tha Dodik.

Pas kësaj, Dodik tha se gjithçka që kishte lexuar më parë ishte fjalimi i parafrazuar i David Cameronit, ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, raporton klix.ba.

“Këtë fjalim ai e mbajti në vitin 2013 dhe kështu shpalli BREXIT. Vetëm në këtë fjalim unë zëvendësova Britaninë e Madhe me RS dhe Bosnjën dhe Hercegovinën me Bashkimin Evropian”, përfundoi Dodik.

Dodik njoftoi gjithashtu një referendum mbi kushtetutën e re të entitetit të Republikës Serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori