LAJMI I FUNDIT:

Mes muzikës dhe drejtësisë – Adea Pula rrëfen rikthimin në skenë pas 15 vitesh pauzë

Mes muzikës dhe drejtësisë – Adea Pula rrëfen rikthimin në skenë pas 15 vitesh pauzë

Ndonëse i mungoi skenës muzikore shqiptare për një kohë të gjatë, ajo nuk ka dyshim se ka qenë në zemrat dhe mendjet e secilit.

Fjala është për këngëtaren e njohur, Adea Pula, e cila në vitin që shkoi bëri rikthimin në estradë pas 15 vitesh.

E cilësuar si një yll i skenës muzikore për fëmijë, ajo tashmë ka bërë paraqitjen në një formë krejtësisht ndryshe, por me performancë të shkëlqyer e me plot stil.

Adea Pula (Foto: Screenshot/Instagram)

Krijuesja e hitit “2 dhe 2 bëjnë 3” në vitin 2022 solli dy këngë të reja “Mos harro” dhe “Ti” – për të cilat mori komente të shumta pozitive.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, bukuroshja ka rrëfyer rikthimin në muzikë, karrierën profesionale si dhe planet për të ardhmen.

Përkundër pauzës, 27-vjeçarja bëri një kthim të fuqishëm, si një qëllim për të përmbushur pasionin e saj të përjetshëm.

Telegrafi: Viti 2022 ka sjell rikthimin tuaj në tregun muzikor shqiptar, si e përshkruan Adea Pula?

Adea Pula: “Shtatori i vitit 2022 ka qenë i mbushur me dashuri, emocion dhe entuziasëm. Rikthimi me këngën “Mos harro” definitivisht do të jetë një kujtim që nuk do ta harroj asnjëherë”.

Telegrafi: Jeni rikthyer në skenë pas shume vitesh, si u pritët nga fansat dhe publiku? Sa kanë qenë të ngrohtë me ju?

Adea Pula: “Jam rikthyer në skenë pas 15 vitesh, për ta përmbushur një pasion timin të përjetshëm. Normalisht që është e vështirë të shkëputesh për një kohë kaq të gjatë dhe të rikthehesh në një periudhë ku gjithçka ka ndryshuar. Gjithsesi, jam shumë falënderuese për publikun fantastik që më ka mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve dhe vazhdon ta bëjë ende”.

View this post on Instagram

A post shared by Adea Pula 🧿 (@adeapula)

Telegrafi: Meqenëse ka kaluar një periudhë e gjatë që nga shkëputja, çfarë ka ndërruar në estradën shqiptare? Si e shihni tani?

Adea Pula: “Ka ndryshuar shumë. Industria ka evoluar dhe performuesit e këngëtarët shqiptarë po adaptohen me trendet rajonale e ndërkombëtare. Mendoj që ka hapësirë të mjaftueshme për secilin ta shpreh talentin dhe punën e tij, pastaj i takon publikut të vlerësoj”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Telegrafi: Përse pikërisht në 2022 vendosët që të riktheheshit? Çfarë të ka shtyer?

Adea Pula: “Mu desh një kohë e gjatë që të kërkoj e ‘lundroj’ nëpër stile të ndryshme duke u munduar ta gjej një projekt që më përmbushte. Momenti i duhur u krijua atëherë kur gjeta projektin e duhur për t’u kthyer dhe kjo ndodhi në shtator të 2022-tës”.

View this post on Instagram

A post shared by Adea Pula 🧿 (@adeapula)

Telegrafi: Pas gjithë asaj kohe, në çfarë ishit e përkushtuar? Cilat janë të rejat e juaja, jashtë muzikës?

Adea Pula: “Unë po merrem me profesion siç jam marrë deri më tani. Balanci mes muzikës dhe drejtësisë është jo lehtë i realizueshëm, por unë po punoj çdo ditë në këtë drejtim, në mënyrë që pasioni dhe profesioni im të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse e përditshmërisë time”.

View this post on Instagram

A post shared by Adea Pula 🧿 (@adeapula)

Telegrafi: Merqë dikur ishe pa dyshim një yll i skenës muzikore për fëmijë, a mendon që do e gjesh veten sërish të jesh në hapa të lartë sikurse në të kaluarën?

Adea Pula: “Qëllimi im është përmbushja e këtij pasioni që kam pasur e do e kem gjithmonë për muzikën. Se ku do na çojë e ardhmja unë nuk e di. Po shijoj të tashmen duke bërë ato që unë di t’i bëj më së miri e që më falin kënaqësi e lumturi”.

View this post on Instagram

A post shared by Adea Pula 🧿 (@adeapula)

Telegrafi: Me të gjithë gjërat që ke parë në muzikën e krijuar ditëve të sotme, cila është ndoshta një gjë që nuk do ta bëje asnjëherë?

Adea Pula: “Besoj që secili njeri ka të drejtë të bëj atë që ndjen dhe ta shpreh lirshëm bindjen e tij/saj. Unë jam idhtare e kompromiseve, mirëpo nuk do bëja kompromis për askënd dhe asgjë që do të mund të cënonte integritetin apo dinjitetin tim, ose të familjes time”.

Telegrafi: Në këngët e reja “Mos harro” dhe “Ti” keni hasur në ndonjë vështirësi gjatë realizimit?

Adea Pula: “Jo, aspak. Procesi i krijimit dhe realizimit ka shkuar shumë natyrshëm dhe lehtësisht”.

View this post on Instagram

A post shared by Adea Pula 🧿 (@adeapula)

Telegrafi: Projektet e lartpërmendura mbase janë vetëm një lloj paralajmërimi, a do të ketë në vazhdimësi prurje të reja?

Adea Pula: “Po natyrisht. Unë po bëj muzikë për qejfin tim dhe do vazhdoj të bëj. Momentalisht po punoj për projekte të reja që do dalin muajt në vijim”.

Të gjitha lajmet nga Adea Pula
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adea Pula

Telegrafi: Cilat janë planet e juaja për vitin e ri? Çfarë presim nga Adea Pula?

Adea Pula: “Projekte të reja, si nga muzika ashtu edhe nga profesioni. Shumë punë dhe angazhime që shpresoj t’i realizoj gjatë vitit 2023”.

View this post on Instagram

A post shared by Adea Pula 🧿 (@adeapula)

Telegrafi: Një mesazh për fund për të gjithë lexuesit e portalit Telegrafi?

Adea Pula: “Të gjithë lexuesve të portalit Telegrafi, ju uroj së pari shëndet, mbarësi e shumë dashuri në vitin 2023. Mos harroni t’i ndiqni ëndrrat e juaja dhe mos ndaloni për askënd dhe për asgjë”. /Telegrafi/

Adea Pula (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori