LAJMI I FUNDIT:

Mertens: Nëse Napoli nuk ma vazhdon kontratën, largohem me buzëqeshje në fytyrë

Mertens: Nëse Napoli nuk ma vazhdon kontratën, largohem me buzëqeshje në fytyrë

Dries Mertens konfirmon se ka një klauzolë për të vazhduar kontratën e tij, por ai nuk e di nëse Napoli do ta aktivizojë atë.

34-vjeçari ka qenë në klub që kur u largua nga PSV Eindhoven në verën e vitit 2013 dhe kontrata e tij aktuale do të skadojë në qershor të vitit 2022.


“Ka një opsion në kontratë, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Mertens për Sky Sport Italia.

Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit me 141 gola në 376 paraqitje.

“Unë gjithmonë them se kam qenë kaq i lumtur këtu për nëntë vjet. I dhashë gjithçka Napolit, e cila më dha gjithçka për mua”.

“Shpresoj të vazhdoj këtu, por nëse nuk është kështu, atëherë do të shtrëngojmë duart, do të jem mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar dhe do të largohem me një buzëqeshje”, shtoi më tej ai.

Napoli është kthyer menjëherë në garën për Scudetto pas fitores 1-0 ndaj Milanit mbrëmë, e vendosur nga një goditje me kokë e Eljf Elmas. /Telegrafi/