LAJMI I FUNDIT:

Meriton Korenica shprehet i lumtur për ftesën nga Kosova: Ëndërr e bërë realitet

Meriton Korenica shprehet i lumtur për ftesën nga Kosova: Ëndërr e bërë realitet

Meriton Korenica ka kohë që është nga më të mirët e futbollit tonë, ku me fanellën e Ballkanit, ka shkëlqyer si në garat evropiane, ashtu edhe në Superligën e Kosovës.

Sot ai mori një lajm shumë të mirë, ku mori ftesë për herë të parë nga Kosova A, pasi emri i tij figuronte në listën e publikuar nga Primoz Gliha.


Korenica që është edhe lojtari i vetëm në këtë listë nga Superliga e Kosovës, do të jetë prezent në dy ndeshjet e radhës të Kosovës, kundër Zvicrës me 9 shtator në Prishtinë dhe më 12 shtator ndaj Rumanisë në udhëtim.

Ai në një prononcim për Telegrafin u shpreh i lumtur me ftesën dhe tregoi se kjo ka ardhur pas një pune të madhe dhe me shumë sakrifica.

“Kjo ftesë është motiv shtesë për mua. Është një ëndërr e bërë realitet. Ka kohë që e kam pritur këtë ftesë. Kam punuar dhe duruar shumë. Unë jam gjithmonë i gatshëm për Kosovën”, ka thënë Korenica për Telegrafin.

Meriton Korenica - njeriu i garave evropiane për Ballkanin, gati për kampionate më të mëdha
Lexo po ashtu Meriton Korenica - njeriu i garave evropiane për Ballkanin, gati për kampionate më të mëdha

Korenica me shumë gjasë do të luajë sonte ndeshjen e fundit me fanellën e Ballkanit, para se të transferohet te Manisaspor në Turqi.

Ai këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori