LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, për dy javë vijnë mbi 500 aeroplanë me 86 mijë udhëtarë

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, për dy javë vijnë mbi 500 aeroplanë me 86 mijë udhëtarë

Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në Kosovë.

Sipas Zyrës për Informim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, brenda dy javëve janë realizuar 525 fluturime me 86 mijë e 86 udhëtarë në ardhje.


“Nga 1-14 korrik kemi shërbyer 525 fluturime me 86,086 udhëtarë në ardhje dhe 37,062 në shkuarje”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre për Telegrafin.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Mërgata gjatë tremujorit të parë dërgoi mbi 240 milionë euro në Kosovë
Lexo po ashtu Mërgata gjatë tremujorit të parë dërgoi mbi 240 milionë euro në Kosovë

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. /Telegrafi/