LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz dhe Rivian njoftojnë se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për furgonat elektrik

Mercedes-Benz dhe Rivian njoftojnë se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për furgonat elektrik

Gjatë ditës së djeshme Mercedes-Benz dhe Rivian kanë bërë publik qëllimin e tyre për bashkëpunim në projektet e ardhshme.

Në një deklaratë të përbashkët, gjiganti gjerman i veturave Mercedes-Benz, dhe start-up amerikan i veturave elektrike Rivian, nënë të ditur se ata do të fillojnë prodhimin e furgonave të mëdhenj elektrik për të dyja markat gjatë viteve të ardhshme.


Drive raporton se prodhimi i të dy veturave do të bëhet në një fabrikë të re prodhuese në Evropë, e cila është shënuar si pjesë e sipërmarrjes së përbashkët në mes dy kompanive, transmeton Telegrafi.

Mercedes-Benz deklaroi se që nga viti 2025, të gjithë furgonat e saj elektrik do të bazohen në arkitekturën “VAN.EA”, përderisa modelet Rivian do të mbështeten në arkitekturën e Rivian – e quajtur platforma elektrike “Rivian Light Van”.

“Jam i lumtur se si pjesë e këtij transformimi ne tani jemi duke i bashkuar forcat ne Rivian – një partner shumë dinamik dhe frymëzues me një pozicion të fortë teknologjik”, tha Mathias Geisen, kreu i Furgonave Mercedes-Benz në njoftimin e bërë.

“Ne po ndajmë investimet dhe teknologjinë sepse ne gjithashtu e ndajmë edhe ambicien e njëjtë strategjike: përshpejtimin e elektrifikimit të tregut të furgonave me produkte të qëndrueshme dhe superiore për klientët tanë”, shtoi ai tutje.

RJ Scaringe, drejtori ekzekutiv i Rivian, ishte po aq i kënaqur me marrëdhënien e re: “Jemi të kënaqur që jemi partnerë me Mercedes-Benz në këtë projekt”, bëri të ditur ai në një deklaratë me shkrim.

“Mercedes-Benz është një nga kompanitë automobilistike më të njohura dhe të respektuara në botë, dhe ne besojmë se do të prodhojmë furgona elektrik vërtetë të mrekullueshëm, nga të cilët nuk do të përfitojnë vetëm klientët tanë, por edhe planeti ynë”, shkroi ai tutje. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Si ta ndizni makinën në mot të ftohtë

Si ta ndizni makinën në mot të ftohtë

Auto
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori