A keni probleme me pagjumësi së fundmi? A ua ka çrregulluar puna ciklin e gjumit?
Atëherë padyshim se duhet t’i provoni këto mënyra jo aq të zakonshme për të përmirësuar kualitetin e gjumit çdo natë dhe për t’u zgjuar më të freskët se asnjëherë më parë.
Mbani këto bimë në dhomë të fjetjes
Aloe Vera prodhon oksigjen gjatë natës, gjë që shpinë në gjumë më të pushueshëm.
Dredhka Angleze dhe bima e Gjarprit janë pastrues të mahnitshëm të ajrit.
Shkurret e livandës ndihmojnë në normalizimin e të rrahurave të zemrës.
Dhe në fund, një tas me jaseminë jo vetëm që ua përmirëson gjumin, por edhe siguron produktivitet më të lartë ditën tjetër.
Mbathni çorape
Nëse jeni ndër personat që kanë nevojë të bëjnë udhëtime të shpeshta për në tualet gjatë natës, atëherë mbathja e çorapeve do t’ju ndihmoj të bëni pak gjumë pa pengesa. Kjo funksionon duke i nxehë këmbët, gjë që i zgjerojnë enët e gjakut dhe i tregojnë trurit se është koha për gjumë.
Në fakt, aq më të nxehta që i keni duart dhe këmbët, aq më shpejt do të flini.
Mos bëni gjumë gjatë ditës
Nëse keni nevojë të bëni një sy gjumë gjatë ditës, bëjeni atë shumë herët dhe për një kohë shumë të shkurtër. Përndryshe, mos e bëni fare.
Edhe pse një sy gjumë gjatë pasdites sjell përfitime të ndryshme, përfshirë faktin se e përmirëson produktivitetin, prapëseprapë mbetet e këshillueshme të shmanget gjumi gjatë pasdites nëse jeni duke vuajtur nga pagjumësia ose ndonjë çrregullim që ka të bëjë me gjumin.
Flini lakuriq
Ulja e temperaturave të trupit ndihmon që të flini më shpejt. Bëni një dush të ftohët në mbrëmje dhe futuni lakuriq nën çarçafë për të fjetur si qengj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore