LAJMI I FUNDIT:

Mendonte se ishte perfekte për të – ndarja e Elon Musk nga Natasha Bassett e ka mërzitur shumë nënën e tij

Mendonte se ishte perfekte për të – ndarja e Elon Musk nga Natasha Bassett e ka mërzitur shumë nënën e tij
Elon Musk dhe Natasha

Arsyeja më e fundit që Elon Musk ishte në titujt kryesorë të lajmeve është fakti se ai u nda me partneren Natasha Basset, ngjarje kjo që e ka mërzitur shumë nënën e miliarderit.

Maye Musk ndjeu se Natasha ishte gruaja perfekte për djalin e saj dhe ishte e mërzitur nga ndarja e tyre, e cila ishte diçka e befasishme duke qenë se të dy u shfaqën së bashku në Festivalin e Filmit në Kanë.


Tani, ata nuk janë më bashkë dhe një burim i afërt me Maye ka folur për Hollywood Life.

Elon Musk dhe Natasha

“Natasha dhe Maye ishin shumë të afërta gjatë muajve të fundit”, tha burimi.

“Ajo mendonte se Natasha ishte gruaja perfekte për djalin e saj. Ata ndanin një lidhje kaq të fortë dhe ajo e konsideron me të vërtetë një shoqe tani”.

“Miqësia e tyre do të vazhdojë edhe pse ajo nuk është më me Elon”.

Të gjitha lajmet nga Elon Musk
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elon Musk

Pse u ndanë Elon Musk dhe Natasha Bassett?

Arsyeja e ndarjes së tyre ishte që Natasha Bassett të fokusohej në karrierën e saj të aktrimit.

Megjithatë, nëna e biznesmenit nuk po e mban këtë kundër aktores dhe e kupton vendimin.

“Maye nuk është e mërzitur apo e zemëruar me Natashan”, vazhdoi burimi i Hollywood Life.

Elon dhe Natasha

“Si një grua, Maye e di se ndonjëherë një grua duhet të vendosë veten dhe karrierën e saj përpara një lidhjeje”.

Kush është Natasha Bassett?

Natasha Bassett është australiane, e lindur në Sydney. Ajo u transferua në ShBA kur ishte 19 vjeçe për të ndjekur ëndrrat e saj për t’u bërë aktore.

Karriera e saj ka filluar të rritet vitet e fundit, pasi luajti Britney Spears në filmin biografik “Britney Ever After”.

Elon dhe Natasha

Ajo ka luajtur Dixie Locke në filmin biografik “Elvis”, të drejtuar nga Baz Luhrmann dhe i cili u publikua në qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori