Nga: Sylvie Kauffmann / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Në memoaret e saj, Liria, Angela Merkel rrëfen një bisedë që kishte pasur me Vladimir Putinin rreth kundërshtimit të saj ndaj anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO. “Ti nuk do të jesh kancelare përgjithmonë”, i tha ai. “Dhe pastaj ata do të bëhen anëtarë të NATO-s. Unë dua ta parandaloj këtë”. Merkeli nuk mund të mos ia kthente: “As ti nuk do të jesh president përgjithmonë”.
Pas 16 vitesh në detyrë, Merkeli u tërhoq nga pozita e kancelares së Gjermanisë në vitin 2021, duke u konsideruar si një ikonë e stabilitetit në Perëndim. Ndërkohë, Putini mbetet president, pa asnjë shenjë që do të tregojë se do të largohet. Ai është gjithashtu kërcënimi më i madh për trashëgiminë e saj. Libri i saj do të ishte krejt ndryshe nëse lideri rus nuk do të kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Gjermania u trondit në themel; shtyllat e suksesit të saj papritur u bënë të cenueshme. A kishte gabuar Merkeli? Putini rezultoi të ishte lideri i huaj më i përmendur në memoaret e saj. Kjo nuk është rastësi: ajo kishte shumë gjëra për të shpjeguar.
Ajo përpiqet, me ndershmëri. Por, siç do të thoshte Margaret Thatcher, kjo zonjë nuk ndryshon mendje. Në tri episode kyçe të marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë, versioni i saj i ngjarjeve nuk përputhet me realitetin.
Përshkrimi interesant i Merkelit për betejën në samitin e NATO-s në Bukuresht, më 2008 – ku, me ndihmën e presidentit francez Nicolas Sarkozy, ajo mposhti përpjekjen e George W. Bushit për të anëtarësuar Ukrainën dhe Gjeorgjinë në aleancë – shmang me kujdes lidhjen midis këtij momenti vendimtar dhe pushtimit të Gjeorgjisë nga forcat ruse katër muaj më vonë. Sipas saj, ajo argumentonte se do të duheshin të paktën pesë vite që të dyja vendet të ishin gati për NATO, ndërkohë që ekzistonte një rrezik i madh që Putini të përdorte këtë boshllëk për t’i sulmuar.
Por, kjo është pikërisht ajo që ai bëri. Për Merkelin, kompromisi i arritur në Bukuresht, të cilin ukrainasit tani e përmbledhin me frazën “dera e NATO-s ishte e hapur, por ne nuk u ftuam”, parandaloi përçarjen e aleancës, tregoi efikasitetin e tandemit franko-gjerman dhe unitetin e qeverisë së saj të koalicionit. Por, është tronditëse që ajo refuzon të pranojë se Putini e interpretoi këtë mungesë vendosmërie nga anëtarët e NATO-s si një dritë të gjelbër për të sulmuar Gjeorgjinë disa muaj më vonë dhe Ukrainën më 2014.
Ajo ndihet më e shqetësuar nga aneksimi i Krimesë dhe përshkruan tronditjen e saj kur Putini – të cilin e telefonoi për të pyetur nëse “njerëzit e vegjël të gjelbër” që po pushtonin gadishullin ukrainas ishin trupa ruse – e mohoi këtë hapur. “Një gënjeshtër e pacipë”, thekson ajo.
Ajo gjithashtu pranon se ishte e deprimuar nga ndërhyrja e Rusisë në Donbas më 2014. Por, sipas saj, kompromisi dhe negociatat duhej të mbizotëronin; zgjidhja ushtarake nuk merrej parasysh. Ajo tregon për truket e pista të negociatorëve rusë gjatë procesit të lodhshëm të Minskut dhe për armëpushimet e shkelura vazhdimisht. Ajo ndjen ankthin e atëhershëm të presidentit Petro Poroshenko kur shihte trupat e tij të masakruar në Ukrainën Lindore. Por, ajo nuk e vë në pikëpyetje vendimin e Barack Obamas për të mos ofruar ndihmë ushtarake për ukrainasit e rrethuar. Ajo luajti një rol vendimtar në bindjen e evropianëve për të miratuar dhe rinovuar sanksionet kundër Rusisë – për sa kohë që ato nuk preknin naftën dhe gazin.
Në këto kujtime më shumë flasin gjërat që Merkel nuk i thotë. Në temën e varësisë së Gjermanisë nga gazi rus, ajo vëren se trashëgoi gazsjellësin e parë Nord Stream nga paraardhësi i saj Gerhard Schröder, por nuk përmend që ajo mbështeti emërimin e tij si kryetar i bordit të degës së Gazprom-it. Ajo pranon se Polonia dhe Ukraina ishin kritike ndaj Nord Stream-it, por mendon se kjo ishte vetëm sepse humbnin tarifat e transitit. Gjeopolitika e shpëton. Gjithashtu, ajo nuk përmend që këshilltari i saj diplomatik, Christoph Heusgen, mendonte se Nord Stream 2 ishte një ide e keqe dhe se këtë ai ia kishte thënë asaj.
Këtu ajo lë të kuptohet për pakënaqësinë ndaj “dhunës” së fajësimit që i drejtohet asaj. Tashmë dihet që ajo u rrëfeu privatisht disa prej liderëve të saj evropianë për presionin që ndjente nga industria e fuqishme gjermane e cila kërkonte aktivisht t’i bënte lajka Kremlinit për të lejuar rrjedhjen e gazit të lirë rus; por, ajo është shumë parimore për të ndarë fajin në librin e saj. Gjithashtu, nuk përmendet beteja e ashpër që qeveria e saj zhvilloi në Bruksel kundër direktivës evropiane të gazit me qëllimin për të shpëtuar Nord Stream-in.
Putini gënjeu, ishte i vrazhdë dhe gjithmonë impulsiv, por Rusia gjithmonë do të ishte aty. Merkeli kaloi 35 vitet e para të saj në Gjermaninë Lindore, nën një diktaturë komuniste, duke u përpjekur të jetonte një jetë të ndershme pa tradhtuar ndershmërinë e saj; ajo përfundoi, si kancelare, duke u përballur me një diktator post-sovjetik të cilin e urrente, por që hezitonte ta provokonte. Ky ishte kompromisi përfundimtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shifra pa ndikim: Përdorimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë në Kosovë
Ditët e Aktivizmit: Si mund të trajtohet dhuna me bazë gjinore në Ballkanin Perëndimor
Këshillë për familjen Assad: Putini mund t’ju mirëpresë në Moskë, por unë nuk do ta pija çajin e tij
Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI amerikane, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online
“Si skllave” - punëtoret filipineze në Kosovë durojnë abuzimet në heshtje
Bllokadë totale e fakulteteve në Serbi, studentët vazhdojnë protestën
Lista Serbe pjesë e zgjedhjeve, reagon Haradinaj-Stublla: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij
Severe Weather Europe me parashikimin më të fundit të motit për tre muajt e ardhshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Bekim Jashari mohon përfshirjen e motrës Besartës në listën e kandidatëve për deputetë: Familja jonë nuk do të përfshihet në parti politike
Artan Grubi tërhiqet nga politika
Ndodh për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve: Dy baballarë trajnerë, futën në lojë djemtë e tyre
LVV ende s’ka publikuar listën e kandidatëve, Ymeri: Mund të ketë pazare të brendshme
PDK garon e vetme në zgjedhje, Krasniqi prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Kurti ftohet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale