LAJMI I FUNDIT:

Melinda Ademi – Senzacioni i vitit 2019

Melinda Ademi – Senzacioni i vitit 2019
Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare e cila gjatë vitit që lamë pas ‘shpërtheu’ me projekte të reja muzikore.

Fjala është për reperen Melinda Ademi, këngëtarja që pushtoi tregun muzikor edhe në vitin 2019, me të filluar nga “Ami” e deri tek projekti i saj i fundit “Karma”.


View this post on Instagram

Karma 1 Million Youtube Views 🥰Faleminderit krejtve 🖤

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on Dec 18, 2019 at 11:49am PST

Këngët e saj u pritën mjaft mirë nga mbarë publiku shqiptar, ndërsa në platformën digjitale, YouTube kanë grumbulluar miliona klikimesh.

Melinda po ashtu gjatë tërë vitit ishte e pranishme në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Meqë ka qenë njëra ndër artistet më aktive të vitit të kaluar, Telegrafi e ka zgjedhur si ‘Senzacion të vitit 2019’, falë punës dhe përkushtimit të madh në muzikë.

View this post on Instagram

KARMA OUT NOW🖤 Link in bio

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on Dec 15, 2019 at 10:18am PST

Ajo në intervistën e fundit të dhënë për portalin tonë, tregon se këtë vit do punojë edhe më shumë si dhe do ketë shumë surpriza për fansat e saj …

Senzacioni i vitit - Melinda Ademi: Në 2019 jam përkushtuar tërësisht në karrierë, këtë vit do ketë shumë surpriza
Lexo po ashtu Senzacioni i vitit - Melinda Ademi: Në 2019 jam përkushtuar tërësisht në karrierë, këtë vit do ketë shumë surpriza