Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me projektet që sjell dhe jo vetëm. 

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, krahas muzikës shquhet edhe për dukjen e saj atraktive.


Zeshkania është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa ndan me fansat imazhe dhe video të llojllojshme.

Ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi të reja, gjersa duket tejet në formë në fustanin e shkurtër të kuq. Këngëtarja, e cila konsiderohet të jetë rivale e Taynës dhe Rinës, po mahnitë me linjat trupore.

E njëjta këtë vit ka qenë mjaft e angazhuar në muzikë, projektet e së cilës tanimë numërojnë miliona shikime në platformën YouTube.

Ndërkaq, "Pika Pika" është kënga e fundit e Melindës e publikuar para një muaji, që u mirëprit nga fansat e saj. /Telegrafi/