Melinda Ademi tashmë është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera në trojet shqiptare.

Ajo vite më parë ishte e pranishme në spektaklin "American Idol", e cila jo vetëm që befasoi jurinë e këtij shou, por mahniti edhe mbarë publikun me zërin e saj të veçantë.


Vajza nga Kosova, e cila është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës së luftës, ka arritur të shndërrohet në një nga personazhet më të përfolura shqiptare.

20590065 732668250268772 7697318771597246464 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

E njëjta është duke i shijuar sukseset e mëdha në skenën tonë muzikore falë disa këngëve, të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga audienca dhe fansat e saj.

Më datë 20 nëntor 2015, artistja Ademi publikoi videoklipin "Purr". Më datë 28 maj 2018 ajo solli bashkëpunimin me Seven Saraqin, "Lulija". Më datë 21 korrik 2018, Melinda lansoi videoklipin "Lej", ndërsa më 14 dhjetor 2018, ajo publikoi videoklipin "Palo".

Më datë 30 janar 2019, këngëtarja vjen me videoklipin e "AMI", teksa më 28 mars në po të njëjtin vit solli "Çifteli". Në maj të vitit 2019, Melinda mori pjesë në 'Netët E Klipit Shqiptar 2019' me këngën "Lulija", në bashkëpunim me Sevenin.

Më datë 12 qershor 2019, Melinda po ashtu publikoi klipin "Pika Pika", e më 18 gusht 2019 erdhi me "A Po Don Pak".

Reperja e njohur është pjesë e kompanisë "Panda Music", e cila qëndron prapa çdo suksesi të Melindës dhe projektet e saj thuajse të gjitha janë hite.

Nga ana tjetër, këngëtarja në fjalë shquhet edhe për fizikun atraktiv megjithëse merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Duke qenë se sot (e mërkurë), Ademi feston ditëlindjen e 24-të, Telegrafi në vazhdim ju sjell disa imazhet më tërheqëse të saj:

25036357 1510562682373720 6431311924842987520 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

33124975 140719420013815 2337868604655009792 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

36086544 474657906316009 9014451843891200000 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

46455614 2172696232788566 9180774040111939584 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

53759671 149790539381319 103639528843217716 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

66338043 2296869020430750 8839257209754470808 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

69562367 921265161569283 6170813384582686720 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

70982535 2537021923197456 4171422563262066408 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

73401892 845624659169291 698563342250539905 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

/Telegrafi/