LAJMI I FUNDIT:

Mel B ishte plotësisht e pafuqishme nga marrëdhënia e saj abuzive

Mel B ishte plotësisht e pafuqishme nga marrëdhënia e saj abuzive
(Foto: Instagram/officialmelb)

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” mbajti lotët teksa po jepte një rrëfim të jetës së saj me ish-bashkëshortin Stephen Belafonte, nga i cili u divorcua pesë vjet më parë.

Mel B u shfaq në një ngjarje të organizuar nga The Sun dhe Women’s Aid në konferencën e Partisë Konservatore në Birmingem. Ajo u bëri thirrje ministrave të rregullojnë sistemin gjyqësor të Britanisë dhe të rrisin fondet për të mbijetuarit e abuzimit në familje.

Nëna e tre fëmijëve Mel, e cila u emërua MBE këtë vit për punën e saj me gratë e prekura, foli edhe abuzimin e saj.

(Foto: Instagram/officialmelb)

“Nuk mund ta merrja telefonin për të thirrur nënën, miqtë e mi, nuk kisha qasje në asgjs. Unë isha plotësisht e izoluar nga miqtë dhe familja ime. Dhe kjo nuk ndodhi brenda natës. Ndodhi pak nga pak”, tha ajo.

Melanie Janine Brown, e njohur zakonisht si Melanie B ose Mel B, është një këngëtare, autore këngësh dhe personalitet televiziv anglez. Ajo u bë e famshme në vitet 1990 si një anëtare e grupit Spice Girls, në të cilën ajo mori nofkën Scary Spice.

Në shkurt 2007, Mel B filloi të takohej me Stephen Belafonte, një producent filmash. Çifti u martua fshehurazi më 6 qershor 2007 në Las Vegas, por lidhja e tyre zgjati deri në dhjetor 2016.

(Foto: Daily Mail)

Brown paraqiti kërkesë për divorc në mars 2017 dhe akuzoi Belafonte për abuzim emocional dhe fizik – transmeton KP.

Në gjykatë, përfaqësuesi i Belafonte tha se për shkak të stilit të jetesës “ekstravagante dhe të pasur” të çiftit, Mel B kishte “shpenzuar të gjitha paratë e saj të fituara nga Spice Girls – afërsisht 50 milionë dollarë, nëse jo më shumë”.

Në nëntor 2018, Mel B u bë mbrojtëse e shoqatës bamirëse të të mbijetuarve të dhunës në familje, Women’s Aid.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori