LAJMI I FUNDIT:

Mehmedi nga Përshefca, evidentuesi i të hyrave të Trepçës më 1585

Mehmedi nga Përshefca, evidentuesi i të hyrave të Trepçës më 1585
Mehmedi nga Përshevca në një dokument të vitit 1585

Nga: Salajdin Salihu

Mehmedi, djali i Hasanit nga Përshefca e kadillëkut të Kalkandeles (Tetovës), në vitin 1585 ishte evidentues kalhani* për të hyrat nga miniera e Trepçës dhe paguhej me mëditje prej 10 akçesh.

Kështu thuhet në dokumentin e administratorit të nezaretit të Shkupit, dërguar Portës së Lartë.

Në dokumentin që flet për mbledhjen gjashtëvjeçare të tatimeve nga minierat e Trepçës, jepen të dhëna për procedurën e mbledhjes së tatimeve, për kompetencat e kadive lokalë dhe të administratorëve të nezaretit të Shkupit**.

Në shekullin XVI gjejmë pak të dhëna për shfrytëzimin e minierave të Trepçës nga Perandoria Osmane.

E dhëna e vitit 1585 është botuar në një punim të R. Murphyt, i cili flet për prodhimin e argjendit në Rumeli, rreth vitit 1600 (Shih: R. Murphy, “Silver Production in Rumelia According to an official Ottoman Report Circa 1600”, Südost – Forschungen, XXXIX, 1980).

Dokumenti konsiderohet i rëndësishëm, sepse rrëzon stereotipat për rënien e xehetarisë në periudhën e Perandorisë Osmane (Shih: Srxhan Katiq, “Закуп рудника и хасова Трепче”, 1585, Miscellanea, XXXI, Beograd, 2010, f. 110).

Në shekullin XVI në Trepçë si tatime mblidheshin 6144 kg argjend të pastër.

Trepça (Tirebçe, Tirepça) është ndër minierat e para që ra në duart e Perandorisë Osmane dhe vlerësohej si ndër më të rëndësishmet.

Trepça shënohej si emanet dhe mukat, kurse në vitin 1585 administrohej nga Kara Abdulhalimi. (Shih: Nenad Filipoviq, “Rudnici i kovnice novca krajem XIV i u prvoj polovini XVII veka”, Balcanica, XX, 1989, f.251-252)

Shënime:

*Kalhana (turq: kal, pers: hâne) – vend i pastrimi ku fitohej argjendi i pastër.

**Nezareti i Shkupit gjatë kohë ishte institucioni me të hyrat më të mëdha shtetërore në Perandorinë Osmane. Ka pak të dhëna për strukturën organizative dhe kompetencat që kishte.c

Mehmedi nga Përshevca në një dokument të vitit 1585