LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë, Sigal Prishtina pësoi humbje në Rusi (Foto)

Megjithatë, Sigal Prishtina pësoi humbje në Rusi (Foto)
Takimi shkoi në vazhdime pas një drame në sekondat e fundit

Sigal Prishtina ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë të FIBA Europe Cup.

Prishtinasit kanë humbur kundër skuadrës ruse të Enisey të Krasnoyarskit me rezultat 102:101 pas vazhdimeve prej pesë minutave.


Megjithëse pjesa e parë kaloi në dominim të bardhekaltërve tanë, vendasit triumfuan në sekondat e fundit.

Prishtinasit e kanë përmbyllur njëzet minutshin e parë me epërsi prej dhjetë pikëve kundër rusëve të BC Enisey.

Rezultati në semafor tregonte shifrat prej 50:40, kjo në saje të mbrojtjes së mirë dhe sulmeve efikase të prishtinasve, raporton Telegrafi.

Paraprakisht, çereku i parë përfundoi i barabartë me rezultat 18:18.

basketi
Rezultati i barabartë pas çerekut të tretë

Por, kur pritej të vazhdojë performanca e mirë e prishtinasve, ndodhi e kundërta dhe këtë e shfrytëzoi më së miri ekipi rus.

Me sulmet e njëpasnjëshme dhe fal gabimeve në fazën e sulmit, Enisey arriti të përmbyll çerekun e tretë në epërsi, por rezultati i përgjithshëm tregonte shifrat 66:66.

Çereku i tretë ishte dramatik pasi që herë njëra skuadra, herë tjetra kalonte në epërsi ndërsa në sekondat e fundit, përkatësisht në tetë sekondat e fundit rezultati ishte baras, 87:87.

Prishtinasi nuk shfrytëzuan rastin për të triumfuar dhe kështu takimi shkoi në vazhdime prej pesë minutave.

prishtina
Takimi shkoi në vazhdime pas një drame në sekondat e fundit

Por, si duket përvoja jo e madhe në këtë garë, bëri që në sekondat e fundit kampioni i Kosovës të humbas takimin me një pikë diferencë, 102:101.

Vlen të theksohet se pesë sekonda para përfundimit të takimit, ‘Plisat’ nuk e shfrytëzuan si duhet aksionin e fundit, i cili ka mundu t’ua sjell fitoren e parë këtë sezon në FIBA Europe Cup. /Telegrafi/