LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox del me të fejuarin për ditëlindjen e tij të 32-të, ai merr gjithë vëmendjen me veshjen e çuditshme

Megan Fox del me të fejuarin për ditëlindjen e tij të 32-të, ai merr gjithë vëmendjen me veshjen e çuditshme

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shkuan në një takim të premten për të festuar ditëlindjen e tij të 32-të në Hollywood.

Dyshja shijuan një darkë për ditëlindje me ushqimet e detit dhe biftekët e nxehtë në Los Angeles – duke dalë fshehurazi përmes një parkingu nëntokësor, shkruan DailyMail.


Takimi i tyre vjen pasi kamerat kapën një moment të sikletshëm mes çiftit në Daily Front Row Awards 2022, ku Megan ktheu kokën nga i fejuari i saj teksa ai u përpoq ta puthte.

MGK veshi një veshje të guximshme ditëlindjeje, e cila përfshinte pantallona të kuqe me printe kafshësh dhe një këmishë, e cila kishte mëngë rrjetë të zeza – duke treguar një pamje të krahëve të tij të dredhur.

Reperi e kombinoi pamjen me atlete të zeza dhe një mori bizhuterish në duar, duke përfshirë unaza të trasha dhe byzylykë të grumbulluar.

Ai i kishte lyer thonjtë me ngjyrë të kuqe për t’u përshtatur me veshjen, me flokët e tij rozë që merrnin gjithë vëmendjen.

Ndërkohë, e fejuara e tij Megan dukej elegante për daljen, teksa kishte veshur një fustan të zi.

Aktorja e famshme i shtoi shkëlqim dukjes me taka të zeza, me një rrip të kryqëzuar nga këpucët të mbështjella rreth këmbëve deri tek gjunjët.

Ajo kishte me vete një çantë dore të zezë me rrip zinxhir në të dyja duart e saj, ndërsa ajo dhe MGK po shkonin drejt një veture SUV të zi.

Flokët brune të Meganit ishin lënë në valë të lirshme, ndërsa aktorja kishte realizuar pak makijazh në fytyrën e saj.

Më herët të premten, Megan u lajmërua në Instagram për t’i uruar të fejuarit të saj ditëlindjen e 32-të në një postim të vrullshëm.

Ajo publikoi një fotografi të reperit duke i dhënë asaj një xhiro me derrkuc dhe e quajti atë dashurinë e jetës së saj si dhe “njeriu më unik që ka takuar ndonjëherë”.

Çifti u fejuan në janar të këtij viti në Porto Riko. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori