Mediat serbe e quajnë skandaloze: Kosova luan në stadiumin e Shkodrës

14:"Ridvan Slivova

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror në Rusi si vendas do t’i luajë në stadiumin e Shkodrës.
Njoftimin e ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksojnë mediat serbe, të cilat nuk kanë nguruar që këtë fakt ta cilësojnë “skandaloze”.
Kosova nuk ka infrastrukturë të përshtatshme në stadiumet e saj në Prishtinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë në “Loro Boriq” të Shkodrës. Ky stadium sapo është vënë shërbim, pas një riparimi rrënjësor, që përmbush standardet e kërkuara ndërkombëtare.
Futbollistët e Kosovës debutojnë në Finlandë dhe janë në grup me Turqinë, Ukrainën dhe Islandën

Nga
Telegrafi
01/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































