Mediet gjermane flasin për koalicionet parazgjedhore në Kosovë. Ato flasin edhe për ndikimin e Rusisë në Malin e Zi dhe në Maqedoni, për të penguar anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian dhe NATO.
Në gazetën “TAZ” të Gjermanisë koalicioni midis tre ish-komandatëve të UÇK-së shihet me shumë skepticizëm. Kjo sepse dyshohet që fuksionarët e lartë të këtyre partive janë të përfshirë në krime lufte.
“Ende askush nuk e di se kush do të akuzohet nga Gjykata Speciale. Vetëm se një fitore në zgjedhje mund t’u jepte atyre mbështetje”, thuhet në gazetën gjermane.
LDK dhe koalicioni me partitë liberale, sipas gazetës, nuk shihet si alternativë nga populli i Kosovës. Kurse Albin Kurtin, autori i artikullit e sheh si një kundërshtar të fortë dhe si një alternativë të koalicionit të tri partive të mëdha “Si alternativë e vërtetë shihet partia Vetëvendosja e Albin Kurtit”. Në fund TAZ paralajmëron se nëse Vetëvendosja fiton, kjo do të ishte një goditje për instucionet ndërkombëtare në Kosovë.
Procesi i Berlinit
Agjencia gjermane e lajmeve, “DPA” diskuton nën titullin “Plani Marshall”shkrimet e gazetës serbe “Novosti” për planet e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. “Nga një fond i caktuar do të mundësohet hapja e kompanive të reja dhe do të financohen projekte të mëdha infrastrukturore, si autostrada Serbi – Kosovë – Shqipëri” shkruhet në Novosti.
“Gjermania ka dhënë shtysën e parë për procesin e Berlinit, në bazë të cilit janë mbajtur disa takime me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor… takimi i radhës do të jetë në korrik në Trieste të Italisë” shkruan DPA. Më tej numërohen objektivat e këtij procesi. Ato janë bashkëpunimi ekonomik, nga i cili pritet të krijohen vende pune dhe të ndalohet rryma e largimit të të rinjve nga këto vende, si dhe zgjidhja e konflikteve etnike.
Mali i Zi në NATO
Në një nga gazetat më të njohura gjermane “Süddeutsche Zeitung”, flitet për zhvillimet e fundit politike në Ballkan, pasi Mali i Zi ra dakord të anëtarësohet në NATO. “Për integrimin e Malit të Zi në NATO u votua në katër qershor”, shkruan SZ. Në të përditshmen zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” dhe gazetën konservative të Gjermanisë “Frankfurter Allgemeine” diskutohen problemet ekonomike që i kanosen Malit të Zi nga Rusia pas anëtarësimit të tij në NATO. Në gazetën zvicerane përmendet bashkëpunimi ekonomik midis Rusisë dhe Malit të Zi. “Vitin e kaluar Rusia ka qenë investuesi më i madh në Malin e Zi”. Kurse në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung theksohet akuza e Prokurorit të Përgjithshëm të Malit të Zi se “dy agjentë rusë kanë përgatitur grusht shteti më 16 tetor të vitit të kaluar, gjatë zgjedhjeve parlamentare.
Maqedonia kundër Rusisë, drejt NATO-së dhe BE-së
Maqedonia është një nga shtetet ku ka pasur fakte konkrete për ndërhyrjen e Rusisë për të penguar integrimin e vendit në NATO dhe në BE. “Sipas dokumenteve të publikuara në rrjetin investigativ Krik mund të vërehet fushata dezinformuese si strategji e Rusisë. Ajo kordinohet me ndihmën e Beogradit dhe në Shkup nga përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të Serbisë BIA ”. Por sipas të përditshmes gjermane, kryeministri i ri Zoran Zaev, i cili ka orientim të qartë drejt Perëndimit, shpreson si shumë qytetarë të Maqedonisë që Maqedonia të anëtarësohet sa më parë në Aleancën Euroatlantike, dhe që të arrihet sa më shpejt një marrveshje me Greqinë për emrin./DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë