LAJMI I FUNDIT:

MË THUAJ KU

MË THUAJ KU

Poezi nga: Leonard Cohen
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ku, më thuaj, ku të shkojë skllavi tënd
Ku, më thuaj, ku është ai vënd, s’mbaj mënd
Më thuaj ku, se koka po më varet posht’
Ku më thuaj, skllavin tënd ku do ta dërgosh.


Ku më thuaj, këtë gur ta rrokullis.
Ku më thuaj, ndihmomë, vetë dot s’e lëviz,
Ku më thuaj, ku fjala u bë njeri,
Ku më thuaj, ku vuajtja nis përsëri.

Shpëtova çka munda kur filluan hallet,
Një fill drite, një copëz vënd, një dallgë,
Por, pashë zinxhirë, kështu që nxitova
Shumë zinxhirë kishte, si skllav të dashurova.