LAJMI I FUNDIT:

Me IPKO, gjithçka vetëm 1 cent (Video)

Me IPKO, gjithçka vetëm 1 cent (Video)

Telefonia mobile IPKO sot ka prezantuar ofertën e saj më të re promocionale të quajtur “Gjithçka 1 cent!”, të cilën ia ka dedikuar përdoruesve të saj me parapagim.

Dhe çdonjëri nga këta të fundit që e aktivizon ndonjërën nga pakot me IPKOcent, do të mund të përdor një minutë, një SMS apo një megabajt për vetëm 1 cent.

Pakoja fillestare me 100 IPKOcent kushton një euro, dhe validiteti i saj është 7 ditë (kodi i aktivizimit është*880*1#), ajo me 300 IPKOcent është tri euro dhe ofron validitet për 10 ditë (kodi i aktivizimit është*880*3#), ndërsa pakoja me më së shumti IPKOcent është ajo me 500 njësi dhe validitet prej 14 ditëve, e cila kushton 5 euro (kodi: *880*5#).

Përdoruesit që aktivizojnë njërën nga pakot do të kenë mundësi të zgjedhin mes 100, 300 apo 500 IPKOcent’ëve dhe t’i përdorin ato për minuta, SMS apo megabajt. Pas aktivizimit, centët mund të shndërrohen në minuta, SMS dhe megabajt të cilat shpenzohen varësisht prej zgjedhjes së përdoruesit. /Telegrafi/