LAJMI I FUNDIT:

McIntyre kërkon nga The Undertaker të tërhiqet nga pensionimi për një meç të fundit mes tyre

McIntyre kërkon nga The Undertaker të tërhiqet nga pensionimi për një meç të fundit mes tyre
The Undertaker, Drew McIntyre (Foto: Getty Images/Guliver)

Kampioni i WWE, Drew McIntyre, ka thënë se shpreson që The Undertaker të tërhiqet nga pensionimi për një meç të fundit.

Dyshja u ndeshjen në evenimentin ‘Extreme Rules’ në vitin e kaluar, ku morën pjesë edhe Shane McMahon dhe Roman Reigns, mirëpo dueli individual mes tyre nuk ka ndodhur akoma.


Pas pensionimit të The Undertaker, gjasat që të ndodhë diçka e tillë janë zvogëluar akoma më shumë. Mirëpo në njoftimin për pensionimin, 55-vjeçari kishte deklaruar se do të rikthehej “në rast të ndonjë emergjence” dhe nëse kjo i kërkohet nga shefi i WWE, Vince McMahon.

Drew McIntyre (Foto: Robert Prezioso/Getty Images/Guliver)

Kampioni McIntyre shpreson të ndeshet me Taker në një përballje finale mes tyre që padyshim se do ta pëlqenin edhe tifozët e WWE.

Pensionohet The Undertaker: Nuk kam më dëshirë të kthehem në ring
Lexo po ashtu Pensionohet The Undertaker: Nuk kam më dëshirë të kthehem në ring

“Është dueli që e dua, para se ai të largohet përgjithmonë. E dua meçin ndaj The Undertaker. Kur dola për herë të parë, kisha frikë nga ai. Të gjithë tmerroheshin kur e shihnin”.

The Undertaker (Foto: Gaye Gerard/Getty Images/Guliver)

“Kur isha 23 apo 24 vjeç, ai ishte angazhuar si mentori im. Më ishte thënë të mos e dëgjoja askënd pos The Undertaker, prandaj gjatë gjithë kohës i kërkoja këshilla”.

“Nganjëherë dukej sikur fliste enigma, sepse fliste në nivel të avancuar. Një legjendë absolute. Mendoj se ka edhe një meç për të zhvilluar dhe duhet të jetë me Drew McIntyre”, ka deklaruar kampioni për BBC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori