LAJMI I FUNDIT:

Pensionohet The Undertaker: Nuk kam më dëshirë të kthehem në ring

Pensionohet The Undertaker: Nuk kam më dëshirë të kthehem në ring
The Undertaker (Foto: Gaye Gerard/Getty Images/Guliver)

Legjenda e WWE, The Undertaker, ka njoftuar se është pensionuar dhe nuk ka më dëshirë që të kthehet në ring. Gjatë episodit të fundit të dokumentarit të tij, “The Last Ride”, 55-vjeçari ka deklaruar se nuk do të vazhdojë në sportin spektakolar.

“Besoj se tash jam në vendin e duhur, pas Boneyard, që ishte një duel i jashtëzakonshëm kundër një prej më të mirëve në këtë fushë”.


“Kam menduar shumë dhe kam pasur shumë emocione, një prej tyre ka qenë se a jam i kënaqur mjaftueshëm me këtë që kam bërë. Nëse do të kishte një përfundim të përsosur të karrierës, ishte pikërisht ky”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, nuk e ka hedhur poshtë tërësisht mundësinë e rikthimit nëse i bëhet ofertë nga kreu i WWE, Vince McMahon.

“Mendoj se vetë koha mund ta tregojë. Në rast emergjence, e thyeni xhamin, e nxirrni The Undertaker. Do ta konsideroja. Mirëpo, në këtë pikë të karrierës sime, nuk kam dëshirë që të kthehem në ring”, është shprehur ai.

(Foto: Gaye Gerard/Getty Images/Guliver)

Më tej, The Undertaker ka theksuar se nuk i ka mbetur më asgjë për të arritur, pas një karrierë të gjatë dhe të suksesshme prej tri dekadash.

“Nuk më ka mbetur asgjë për të pushtuar apo për të arritur. Loja ka ndryshuar. Është kohë që të vinë të rinjtë. Është koha e duhur. Mund të bëj më shumë gjëra të mira jashtë ringut sesa brenda tij”, ka shtuar ylli i WWE. /Telegrafi/