LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet me sukses Green Fest XIII

Mbyllet me sukses Green Fest XIII

Festivali i ndërgjegjësimit mjedisor Green Fest, që organizohet në Mitrovicë, ka përfunduar me sukses edicionin e trembëdhjetë, duke lënë një kujtim të bukur në zemrat e pjesëmarrësve.

Green Fest arriti të sjellë bashkë në një platformë të paharrueshme artin, muzikën, filmat dokumentarë, aksionet mjedisore duke inkurajuar ndërgjegjësimin dhe nxitur veprime qe do conin drejt mbrojtjes së planetit tonë. Përmes temës së frymëzimit “Imagine”, festivali bëri të mundur që të shpalosej bukuria e natyrës, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohemi, duke u ofruar të gjetura shkencore mbi gjendjen e mjedisit, si dhe duke promovuar botime që trajtonin plastikën dhe rolin e njeriut në mjedis.


Programi i sivjetmë i festivalit përfshiu një ekspozitë të kafshëve të egra, shfaqje të filmave mjedisor dhe tre koncerte të mahnitshme me zharne nga hip-hop, pop dhe rock. Me artistët tanë të shkëlqyeshëm, si P.I.N.T – MC Kresha, Lyrical Son, Lluni, Dj Driton, DJ Bannzz, Ataraxia, Vedat Ademi, Dren Abazi, Shrimps, Jericho, e Eugent Bushpepaj, audienca u mbush me energji pozitive duke bashkkënduar, e krijuar një atmosferë unike dhe të paharrueshme. Madje, në natën e fundit, as shiu i rrëmbyeshëm nuk mundi ta mposhtë energjinë dhe pasionin e audiencës për të festuar. ‘‘Kjo është një ngjarje e rëndësishme që ndodhë në këtë qytet, pas shumë lajmeve negative që shpërndahen anekënd botës’’ theksoi Eugent Bushpepaj, për të cilin festa u bë akoma më e veçantë, ngase kishte rastin të pranonte urimet për ditëlindjen e tij mu në sekondat e para të mesnatës.

Përveç kësaj, gjatë programit katër ditor të festivalit, aktivitete te pasura edukative e argëtues iu ofruan edhe fëmijëve. Derisa, për të rinjtë u mundësuan ekspozita mbi trashëgiminë kulturore, ngjitje malore, poezi mjedisore, e aktivitete tjera rekreative. Përmes temës ‘’Imagine’’ që ishte ne sinkronizim me SDG 13, që synon “Veprime për Klimën”, festivali i sivjetmë, çoi të pranishmit në një udhëtim të veçantë drejt pasurive natyrore të Kosovës, duke rikujtuar sfidat që dalin drejt ruajtjes së saj, si dhe duke na tërhequr vëmendjen me thënjen e modifikuar enkas për këtë temë se: ’’dita e mirë, më nuk shihet në mëngjes’’.

Duke u mbështetur në një sinergji shpreseje për një të ardhme më të gjelbër, Green Fest shënoi një tjetër sukses në rritjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit duke u bërë një pikëtakim për aktivistët, organizatat dhe donatorët që ndajnë një synim të përbashkët. Mu për këtë,u jemi mirënjohës ndaj të gjitha institucioneve partnere, donatorëve dhe bizneseve të cilët e bënë të mundur këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Faleminderit gjithë pjesëmarrësve dhe vullnetarëve që ofruan mbështetje gjatë kësaj aventure të mrekullueshme. Jemi të lumtur që kemi mundur të ndajmë një udhëtim frymëzues nëpërmes artit, muzikës dhe bukurive natyrore, duke përhapur ndërgjegjësimin dhe nevojën për t’u kujdesur çdoherë e më shumë për një planet të qëndrueshëm e të ardhme më të gjelbër. Le të vazhdojmë të imagjinojmë një botë të qëndrueshme!

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori