LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Inter Turkut dhe Dritës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Inter Turkut dhe Dritës

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e parë mes Inter Turkut dhe Dritës në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0-0 në stadiumin “Veritas” në qytetin finlandez Turku.


Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu kishin iniciativën në minutat e para të ndeshjes duke tentuar portën vendase.

Finlandezët në minutat në vazhdim morën kontrollin e lojës, por rastet e mira të shënimit munguan.

Të dy skuadrat pritet të tregojnë më shumë në pjesën e dytë, me Dritën që edhe barazimi iu konvenon.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Kosovë. /Telegrafi/