Atletico Madridi dhe Chelsea e kanë mbyllur pjesën e parë në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve me porta të paprekura.

The Blues nuk e filluan mirë takimin, pasi Mason Mount u ndëshkua me kartonë të verdhë dhe kështu do t’i mungojë skuadrës në përballjen e dytë.

Atletico Madrid sa nuk shënoi nga një gabim i Eduard Mendyt në minutën e dhjetë, me portierin që nuk u kuptua me fazën defanzive.

Thomas Lemar (14’) kishte më pas një gjuajtje të mirë nga një pasim i Luis Suarezit, por topi shkoi pranë shtyllës së majtë.

Chelsea më pas u këndell duke krijuar disa shanse me anë të Mason Mount, Callum Hudson-Odoit e Timo Werner, por u mungoi efikasiteti.

Skuadra londineze e kishte posedimin e topit dhe më shumë shanse të krijuar për gol, por në 45 minutat e dytë skuadrat me gjasë do të tentojnë të shënojnë. /Telegrafi/