LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi shqiptar gjen golin e parë në Serie A, Kumbulla shënon ndaj Sampdorias

Mbrojtësi shqiptar gjen golin e parë në Serie A, Kumbulla shënon ndaj Sampdorias

Marash Kumbulla ka gjetur golin e parë në kampionatin italian, Serie A, me skuadrën Hellas Verona.

Hellas Verona ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.


Kjo epërsi vjen pikërisht si meritë e mbrojtësit të talentuar shqiptar, Marash Kumbulla.

Kumbulla arriti ta tund rrjetën duke shënuar gol të bukur me kokë.

Goli i 19-vjeçarit erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes. /Telegrafi/