LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i Dritës, Prince Balde ftohet nga Liberia për kualifikime për Kupën e Botës

Mbrojtësi i Dritës, Prince Balde ftohet nga Liberia për kualifikime për Kupën e Botës

Mbrojtësi i Dritës, Prince Balde, ka marr ftesë për të përfaqësuar vendin e tij, në kualifikimet për në Kupën e Botës që mbahet në Katar vitin e ardhshëm.

Lojtari është ftuar për ndeshjet me Nigerinë dhe Afrikën Qendrore që zhvillohen në muajin shtator.


“Futbollisti ynë, Prince Balde është ftuar nga Kombëtarja A e Liberisë dhe do të jetë pjesë e kualifikimeve për FIFA WORLD CUP – Qatar 2022”.

“Mbrojtësi i Dritës, Balde do të bashkohet me kombëtaren më 29 gusht, gjersa Liberia përballet me kombëtaren e Nigerisë më 4 shtator në stadiumin “M.K.O Abiola National Stadium”  në Abuja të Nigerisë”.

“Në kuadër të kualifikimeve, Liberia do ta zhvillojë ndeshje edhe ndaj Afrikës Qendrore më 08 shtator në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia”.

“Kombëtarja e lojtarit tonë Balde garon në grupin C, aty ku bëjnë pjesë Nigeria, Afrika Qendrore dhe Cape Verde”.

“FC DRITA i dëshiron suksese futbollistit, Prince Balde dhe Kombëtares A të Liberisë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Balde këtë sezon ka kompletuar transferimin nga Feronikeli te Drita. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori