LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i Chelseat impresionon Barcën

Mbrojtësi i Chelseat impresionon Barcën

Raportohet se Barcelona ka shprehur interesim për mbrojtësin e Borussia Monchengladbachut, Andreas Christensen.

Sipas të përditshmes spanjolle, El Mundo Deportivo, ka raportuar se trajneri dhe bordi i klubit të Barcelonës janë impresionuar nga paraqitjet e mbrojtësit në fjalë.


Shtatgjati shihet si zëvendësim ideal për Javier Mascheranon dhe synohet të transferohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Vlen të theksohet se lojtari në fjalë është pronë e klubit të Chelseay, teksa për momentin është në huazim tek skuadra ku luan mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. /Telegrafi/