‘Mbreti i Romës’ që është më i rëndësishëm se Colosseumi dhe ylli i munguar te Galaktikët e Realit (Foto/ Video)
Italianët nuk e kanë problem të luajnë mbi moshën 40 vjeçare.
Paolo Maldini e ka bërë këtë me Milanin, Dino Zoff fitoi Kupën e Botës, dhe shënuesi më i madh në histori të Serie A, Silvio Piola po ashtu ka luajtur deri mbi moshën 40 vjeç.
I fundit është Mbreti i Romës, Francesco Totti.
Shumë pak njerëz në Itali dhe në pjesën tjetër të planetit nuk i dorëzohen magjisë së Francesco Totti. “Il Capitano”, “Er Pupone”, mbreti i Romës, i cili ka më shumë se dy dekada i veshur me të njëjtën fanellë, ditë për ditë.
Të martën, pra sot, Totti feston ditëlindjen e 40-të dhe, nëse ka befasi më të madhe, kjo ka lidhje me të luajturit sezonin e tij të fundit në klubin e njohur italian, në Seria A, si futbollist profesionist.
Ai ka shënuar 250 gola në Serie A dhe është i dyti pas Piolas, si shënuesi më i mirë në histori.
Një kohë Claudio Ranieri kishte thënë se Totti është më i rëndësishëm për Romën se sa ‘Colosseumi’.
Ai mori shiritin e kapitenit në moshën 22 vjeçare.
Megjithatë, jashtë Romës dhe Italisë ka shumë histori të ndryshme për të. Për shumë kë ai është i mbivlerësuar, sidomos në Angli.
Ndoshta në qoftë se ai do të kishte shkuar në Real Madrid në verën e vitit 2003 mendimet do të ishin tjera.
Në epokën e Galaktikëve të Real Madridit, ai ishte kërkuar me ngulm nga presidenti Florentino Perez i cili kishte një mision që ta blejë çdo vit lojtarin më të mirë në botë.
I pari ishte Luis Figo, pastaj Zinedine Zidane, Ronaldo, David Beckham dhe Fabio Cannavaro.
Por ishte një që kurrë nuk e mori. Nr.10 i romakëve nuk e tradhtoi kurrë qytetin e tij.
“Santiago Bernabeu është një stadium i mahnitshëm. Real Madrid është pendimi im i vetëm”, kishte thënë Totti pas një ndeshje ku u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku madrilen.
Ai do të kishte shënuar ndoshta 250 gola në La Liga, do ta kishte fituar Ligën e Kampionëve, tituj spanjoll dhe duartrokitje nga i gjithë globi ku do të kishte qenë i rrethuar me galatikë.
Imagjinoni në një skuadër Tottin, Ronaldon, Raulin e Figon dhe Zidanen pak më të tërhequr më thellë, Roberto Carlos në të majtë.
Edhe Antonio Casanno, që kishte luajtur me këta lojtarë, për Tottin ka fjalë tjera.
“Unë kam luajtur me legjenda si Zidane, Ronaldo, Van Nistelrooy dhe Raul, por askush nuk më kuptoi si Totti .Ai nxori më të mirën nga unë”, tha Antonio Cassano.
Ai ka luajtur prapa Gabriel Batistutas e Marco Delvecchio, por edhe me Vincenzo Montellan dhe Cassanon dhe gjithmonë kishte dhuruar spektakël.
Të mendojmë se Ronaldo do të ishte në vend të Montellas e Raul në vend të Cassanos.
Ai ka shënuar 17 gola në Ligën e Kampionëve, ndërsa nëse do të ndërronte ekip do të garonte me Raulin, Van Nistelrooyn, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Totti ka filluar karrierën me Romën dhe deklarata e tij e tregon dashurin e tij të madhe.
“Jam rritur duke luajtur për Romën dhe unë dua të vdes duke luajtur për Romën, sepse unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Romës!”.
Një fjali që tregon gjithçka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës