LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth II vjen me një deklaratë për Meghan Markle dhe Princin Harryn, pajtohet me kërkesën e tyre

Mbretëresha Elizabeth II vjen me një deklaratë për Meghan Markle dhe Princin Harryn, pajtohet me kërkesën e tyre
Princ Harry dhe Elizabeth II (Foto: Getty Images/Guliver)

Mbretëresha Elizabeth II i është përgjigjur kërkesës së Princit Harry dhe Meghan Marke për t’u ‘larguar’ si anëtarë të familjes mbretërore, sipas Fox News.

“Familja ime kishte diskutime të shumta për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij”, thuhet në deklaratë. “Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re. Megjithëse do të preferonim që ata të mbeteshin anëtarë të Familjes Mbretërore, ne gjithsesi e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje”.


Princ Harry dhe Elizabeth II (Foto: Getty Images/Guliver)

“Harry dhe Meghan kanë bërë të qartë se ata nuk duan të mbështeten në fondet publike”, vazhdoi 93-vjeçarja.

Princi Harry njofton se do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II për të diskutuar të ardhmen e tij dhe të Meghan
Lexo po ashtu Princi Harry njofton se do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II për të diskutuar të ardhmen e tij dhe të Meghan

“Prandaj është pajtuar që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën ata do të kalojnë kohën në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këto janë çështje komplekse që familja ime duhet t’i zgjidh dhe ka edhe shumë punë për të bërë, por unë kam kërkuar që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim”.

Princ Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images/Guliver)

Mbretëresha thotë se ka ende çështje që duhet të zgjidhen, por ajo dëshiron që disa gjëra të kryhen brenda disa ditëve.

Mbretëresha Elizabeth sot ishte takuar me Harryn, 35-vjeç, për të folur rreth të ardhmes së tij dhe vendimit të papritur që mori javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori