LAJMI I FUNDIT:

Mbi 250 mijë shqiptarë të punësuar në Itali

Mbi 250 mijë shqiptarë të punësuar në Itali

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i huaj në forcën puntore të Italisë. Instituti italian i Sigurimeve Shoqërore raportoi se aktualisht në Itali janë 250 mijë shqiptarë të punësuar në mënyrë të rregullt, të cilët paguajnë taksa dhe sigurimet shoqërore.

Sipas të dhënave, pas shqiptarëve në vendin e dytë për nga numri i të punësuarve, renditen marokenët me 225 mijë të punësuar dhe në vendin e tretë renditet shtetasit kinez me 203 mijë të punësuar.


Por përveçse përbëjnë numrin më të madh të të punësuarve, shqiptarët janë dhe një nga komunitetet e huaja me fuqinë më të madhe ekonomike në Itali.

Sipas Fondacionit “Leone Moresa”, shtetasit shqiptarë që punojnë në Itali, raportojnë mesatarisht 3.5 deri në 3.7 miliardë euro të ardhura në vit.

Kjo shifër është saktësisht sa gjithë buxheti i shtetit ose sa 30 për qind e prodhimit kombëtar të Shqipërisë. Emigrantët janë një burim i rëndësishëm ekonomik, jo vetëm për vendin pritës, ku kontribojnë në prodhimin kombëtar dhe arkën e shtetit përmes taksave, por edhe atë të origjinës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në dhjetë vitet e fundit, emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë kanë dërguar mbi 7 miliardë euro pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Pjesa dërrmuese e tyre ka ardhur nga vetëm dy vende, Italia dhe Greqia, ku gjendet dhe numri më i madh i shqiptarëve të emigruar.

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori