LAJMI I FUNDIT:

Mbi 100 serbë në veri po protestojnë kundër rrëzimit të murit

Mbi 100 serbë në veri po protestojnë kundër rrëzimit të murit

Mbi 100 serbë janë duke qëndruar afër lumit Ibër në Mitrovicë për të kundërshtuar rrëzimin e murit.

Serbët janë mbledhur afër lumit Ibër për shkak se persona të caktuar po punojnë në rregullimin e kamerave të sigurisë, e që protestuesit kanë aluduar se po krijohen rrethana për rrëzimin murit.


Protestuesit janë mbledhur që nga ora 13:00.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe Policinë e Kosovës lidhur me protestën në veri por kontakti me ta ishte i pamundur. /Telegrafi/