Një person shtetas i Serbisë është arrestuar të dielën rreth orës 21:40, në Vërmicë, i dyshuar për përfshirje në veprat penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, në bashkëpunim me persona të tjerë që ishin arrestuar më parë më 19.02.2026, dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme duke falsifikuar pasaporta dhe dokumente të tjera zyrtare.


Përmes këtyre dokumenteve të falsifikuara, grupi dyshohet se ka arritur të tjetërsojë dhe të shesë sipërfaqe toke, duke mashtruar blerësin dhe përfituar shumën prej 1,578,180.00 euro.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/