LAJMI I FUNDIT:

Mbeten në paraburgim 28 të arrestuarit në veri të Kosovës

Mbeten në paraburgim 28 të arrestuarit në veri të Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për 60 ditë ndaj 28 të arrestuarve para tre muajsh në veri të Kosovës, në mesin e të cilëve janë 19 zyrtarë policorë.

Burime të KosovaPress-it brenda kësaj gjykate kanë bërë të ditur se vendimin për vazhdimin e paraburgimit, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka bazuar në mundësinë e rrezikut nga ikja dhe pengimin e hetimeve duke ndikuar në dëshmitarë nga ana e të pandehurve, si dhe për shkak të peshës dhe rëndësisë së veprave penale.


Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, si dhe “marrja e ryshfetit”.

Marrjen zyrtarisht të këtij aktvendimi e ka konfirmuar për KosovaPress, mbrojtësi i njërit prej të dyshuarve në këtë rast, avokati Musa Damati.

Ai paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit duke besuar se kjo Gjykatë do të marrë në konsideratë të gjitha theksimet në ankesë dhe këtë çështje do ta zgjidhë në mënyrë më të drejtë.

Ndryshe, më 28 maj të këtij viti, njësitet speciale të policisë zhvilluan një aksion të gjerë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, me ç’rast arrestuan dhjetëra persona, përfshirë edhe dy punonjës të UNMIK-ut, njëri prej të cilëve ishte shtetas rus, ndërsa gjatë këtij aksioni policor pati tensione dhe të plagosur. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori