Mbappe lidhet me një transferim tronditës te gjiganti anglez

Ditët e Kylian Mbappes si lojtar i Real Madridit duket se po shkojnë drejt fundit dhe një gjigant i Ligës Premier mund të jetë stacioni i tij i radhës.
Pas lënies mënjanë nga grupet e miqësisë brenda kampit dhe një pritjeje të ashpër nga tifozët, madje me një peticion online që kërkon largimin e tij, Mbappe mund të jetë gati ta mbyllë kapitullin në “Santiago Bernabeu”.
“Special One” thuhet se ka identifikuar tashmë disa figura të rëndësishme të klubit që duhet të largohen gjatë verës, në kuadër të një “pastrimi” të dhomave të zhveshjes, të cilat nuk kanë qenë kurrë më të përçara.
Edhe pse jo domosdoshmërisht si pjesë e një qëndrimi publik të Mourinhos, një nga emrat që po flirtin me idenë e largimit nga “Bernabeu” është pikërisht Kylian Mbappe.

Francezi aktualisht gjendet në mes të një “lufte” të vazhdueshme me Jude Bellingham, me të dy lojtarët që u panë duke u përplasur në fushë pas një ndeshjeje ndaj Real Oviedos.
Liga Premier ka vetëm disa klube që realisht mund ta tërheqin Mbappen (dhe ta përballojnë pagën e tij), por me Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Manchester United që pritet të investojnë fuqishëm këtë verë, pikërisht Chelsea po del si favoriti kryesor për firmën e tij.
Më konkretisht, pas mbështetjes publike që i ka dhënë në Real Madrid, raportet sugjerojnë se Xabi Alonso është i interesuar ta sjellë superyllin francez në “Stamford Bridge”.
Mbappe kishte shënuar 30 gola në 28 ndeshje nën drejtimin e Alonsos, ndërsa ritmi i golave raportohet se është zbehur disi që prej ardhjes së Arbeloas (12 gola në 18 ndeshje).
Sulmuesi 27-vjeçar, më herët, kishte shprehur publikisht pakënaqësinë për largimin e Alonsos nga Madridi./Telegrafi/



















































