LAJMI I FUNDIT:

Mbahet festivali “Fluturat 2022” në Prizren

Mbahet festivali “Fluturat 2022” në Prizren

Mbrëmë në Palestrën e Sporteve në Prizren, u mbajt Festivali për fëmijë “Fluturat 2022” në të cilin u paraqitën 17 këngëtarë fëmijë.

Festivalin e hapi Adem Morina, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Prizrenit, i cili tha se ky Festival po kthehet fuqishëm pas katër viteve ndërprerjeje, që ka qenë humbje e madhe për fëmijët.


“Na gëzon fakti se edhe përkundër kësaj pauze sonte i kemi 17 këngë garuese në këtë Festival, kurse ne mbetemi të përkushtuar si drejtori që t’i mbështesim të gjitha festivalet për vlerat që i kanë.

Foto: Festivali ‘Flutura 2022’

Në vazhdim 17 fëmijë parakaluan nëpër skenën e mrekullueshme të festivalit.

Juria profesionale e festivalit: Kushtrim Jakupi, kryetar i komisionit, Kaltrina Krasniqi dhe Ilir Ramadani i përcolli më vëmendje të gjitha këngët e festivalit.

Kryetari i Komisionit Kushtrim Jakupi tha se ishte “me të vërtet një festival i jashtëzakonshëm edhe një rikthim shumë i fuqishëm”.

“Me të vërtetë e meritojnë të gjithë fëmijët një mbështetje të fuqishme. Ishte e vështirë për ti ndarë çmimet por pjesëmarrja e fëmijëve i bënë të gjithë ata fitues sepse ishin vërtet të talentuar”, tha ai.

Kaltrina Krasniqi në vijim i shpalli këngët fituese. Fluturën e argjendtë e fitoi Jora Hoxha me këngën “Macja ime” e kompozuar nga Hekuran Krasniqi.

Vendin e parë e fitoi Luna Salihu me këngën “Alo alo” të kompozitores Adelina Bega.

Vendin e dytë e fitoi Lea Bedra me këngën “Për ty gjyshe” të kompozitorit Butrint Bicuri.

Vendin e tretë e fitoi Era Koptagel me këngën “Havali Bir Kiz” e kompozitorit Nevzat Sundo.

Për paraqitjen më të mirë skenike e shpërblye Sara Rexha me këngën “Dëshirat” të kompozitorit Genc Hyseni.

Debutanti e Festivalit ishte këngëtari Amar Shabani i cili u paraqit me këngën “Festa ime”.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori