LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Shqetësuese qëndrimi i të miturve në burgje për të rritur

Haxhiu: Shqetësuese qëndrimi i të miturve në burgje për të rritur

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur sot dëgjim publik për Projekt-Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

“Të pranishëm në këtë dëgjim publik ishin përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, UNICEF-it, prokurorë e avokatë etj.

Duke folur për qëllimin e këtij dëgjimi, kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu tha se nëpërmjet tij synohet të merren vërejtjet dhe sugjerimet nga institucionet të cilat janë të thirrura ta zbatojnë këtë kod.

Ajo e konsideroi projekt-kodin më të arrirë se sa kodin në fuqi, por paraqiti gjithashtu disa vërejtje lidhur me nene të caktuara të tij. Haxhiu u fokusua te arsimimi i të miturve gjatë kohës së qëndrimit nëpër qendra edukative-korrektuese, ndërsa shqetësuese e konsideroi qëndrimin e tyre nëpër ambiente të përbashkëta me të rritur”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari i grupit punues, deputeti Shkumbin Demaliaj, prezantoi në hollësi përmbajtjen e këtij projekt-kodi dhe u ndal në segmente të caktuara të tij, të cilat paraqesin risi, kundruall kodit i cili është në fuqi. Ai shfaqi shpresën se ky dëgjim publik do të ndikojë në sensibilizimin e të gjithë atyre që merren me zbatimin e këtij kodi apo preken drejtpërdrejt nga ai.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, Faton Fetahu dhe Ardian Bajraktari, theksuan përkushtimin e këtij dikasteri për ta bërë sa më funksional ligjin, i cili, sipas tyre, u është nënshtruar edhe ekspertizave shtesë të UNICEF-it.

Ata thanë se nëpërmjet një kapitulli të veçantë trajtohen moshat të cilat nuk marrin përgjegjësi penale.

“Gjatë diskutimeve të tyre, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë një vëmendje të posaçme i kushtuan edhe sigurimit të një arsimimi sa më cilësor, për çfarë u angazhua edhe Drejtori i Qendrës për Fëmijë dhe Femra në Lipjan, Heset Loku.

Me diskutimet e tyre kontribuuan edhe pjesëmarrës të tjerë në këtë dëgjim publik, të cilët paraqitën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, duke e vlerësuar projekt-kodin të një rëndësie të veçantë për këtë grup-moshë të qytetarëve.

Diskutuesit u ndalën në aspekte të ndryshme përmbajtësore të projekt-kodit dhe dhanë propozime konkrete në shumë nene të tij, të cilat, sipas tyre, eliminojnë disa defekte të draftit të parë dhe kontribuojnë në hartimin e një projektligji sa më përmbajtësor”, thuhet më tej në njoftim.

Kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, theksoi se komisioni do të shqyrtojë me hollësi vërejtjet dhe propozimet e tyre, në funksion të hartimit të një kodi sa më cilësor dhe të zbatueshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori